Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku 4 shqiptarë kanë mbetur të plagosur.
Mediat italiane kanë bërë me dije se makina me të cilin po udhëtonin shqiptarët ka dalë nga rruga në autostradën A21 në Manerbio.
Mësohet se 4 shqiptarët me profesion muratorë, po udhëtonin nga Brescia në momentin që makina e tyre doli nga rruga
Si pasojë e aksidentit, të katërt mbetën të plagosur, ndërsa njëri prej tyre raportohet se është në gjendje të rëndë.
Deri tani mediat italiane raportojnë për identitetin e tyre, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /55News.al/