Policia e Elbasanit ka bërë me dije se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku mbeti i plagosur një 22-vjeçar.
Mësohet se ai ka qenë duke udhëtuar me makinë, teksa pas një konflikti të çastit, J.S ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të të riut me iniciale Xh.R.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, te rruga e” Konvikteve” në lagjen “11 Nëntori “.
I plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me ngjarje, policia e Elbasanit thotë se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së Elbasanit.
/55News.al/