×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Çfarë është dieta ketogjenike dhe përse po e preferojnë yjet botërore

E Enjte, 05 Prill 2018 14:55

Një studim i fundit, i kryer nga universitete të shumta amerikane, kanë treguar se dieta ketogjenike, e cila kohëve të fundit është bërë mjaft e njohur, mund t’ju ndihmojë t’i humbni më shpejt kilogramët e tepërt sesa ushtrimet fizike.

 

Pasi që jo gjithsecili që dëshiron të humb peshë i preferon ushtrimet fizike, atëherë dieta ketogjenike është metodë efektive alternative.

 

Përshkrimi i dietës

ketogenic diet 700x400

Zakonisht trupi e merr energjinë nga karbohidratet dhe i kthen ato në glukozë. Sidoqoftë, nëse ka mungesë të karbohidrateve, trupi fillon t’i shfrytëzojë rezervat e yndyrës për ta arritur nivelin e nevojshëm të energjisë. Vlen të thuhet  se  dieta ketogjenike përdoret nga atletët dhe pjesëmarrësit e maratonave ose sporteve tjera që kërkojnë qëndrueshmëri të madhe.

 

Duke u bazuar në studimet e ndryshme, dieta ketogjenike ndihmon në zvogëlimin e prodhimit të grelinit – hormoni i urinës.

Dieta ketogjenike është e ndryshme nga dietat tjera sepse personat që e ndjekin këtë dietë nuk humbin masë muskulore, por vetëm dhjam.

 

Proteinat, yndyrat dhe karbohidratet

ketogenic diet

 

Elementi kryesor i nutricionit gjatë dietës ketogjenike është yndyra, e cila duhet të jetë 75% i të gjitha ushqimeve që i konsumoni. Pastaj duhet të konsumoni 20% proteina dhe karbohidrate vetëm 5%.

 

Rregulli kryesor i kësaj diete është se sheqeri duhet të përjashtohet krejtësisht nga menyja, e gjithashtu edhe produktet e brumit.

 

Ushqimet që lejohet t’i hani:

– Vajin dhe gjalpin

– Arrat

– vezët

– Çdo lloj mishi

– Kërpudhat

– Perimet e gjelbra me shumë fibra

– Përveç qumështit, të gjitha produktet tjera të bulmetit me yndyrë

 

Ushqimet e ndaluara:

– Të gjitha produktet e brumit

– Mishrat e përpunuara (p.sh. virshllet) sepse përmbajnë sheqer

– Perimet me sasi të mëdha të sheqerit dhe karbohidrateve, si patatet

– Çdo lloj alkooli

 

Yjet që e përdorin këtë dietë:

Dieta është bërë e famshme falë Kim Kardashianit, e cila me ndihmën e dietës ketogjenike i ka humbur rreth 30 kilogramë pas lindjes.

Edhe aktorja e njohur Halle Berry, e cila ka trup të mahnitshëm, e pranon se trupi i saj është meritë e dietës ketogjenike.

Përveç këtyre, edhe Adriana Lima dhe Megan Fox i përmbahen dietave që nuk përfshijnë karbohidrate.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 11:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...