Horoskopi, parashikimi i yjeve për sot, e diel 16 dhjetor

Diel, 16 December 2018 08:43

Dashi-Gjatë kësaj të diele duhet ti kushtoni më shumë kohë dhe rëndësi, asaj që ka rëndësi vërtetë për ju. Qielli parashikon një periudhë mjaft të favorshme për tu kujdesur më shumë për veten, shëndetin dhe pamjen tuaj. Mjaft të favorizuara parashikohen të jenë edhe aktivitetet sportive.

Demi-Keni shumë ide dhe dëshirë për të vepruar. Mos u ngarkoni me shumë angazhime, pasi rrezikoni që të mos ia dilni. Pranoni rënien e energjisë, pasi në të kundërt do i bëni dëm vetes. Kjo gjë është sinjal se nuk mund të pretendoni të bëni gjithçka dhe se duhet ti ndani përgjegjësitë.

Binjakët-Gjatë kësaj të diele, mund të shijoni një histori të bukur dashurie. Në vendin e punës ka disa gjëra që nuk shkojnë siç duhet, ndaj duhet të qartësoni më mirë objektivat. Kush ecën ngadalë shkon larg. Nuk do të jeni në formën tuaj maksimale, por me kalimin e ditëve do të ndiheni më mirë.

Gaforrja-Kush ka kaluar një periudhë tejet të vështirë, kjo e diel parashikon gjetjen e zgjidhjeve të duhura për problemet që ju mundojnë. Përfitoni nga energjitë pozitive, për të çuar përpara projekte të rëndësishme.

Luani-Gjatë kësaj dite do të ndjeni se mund të arrini objektiva të mëdha, por për ta bërë të mundur diçka të tillë, duhet të mundoheni pak më shumë. Kjo e diel kërkon që të jeni më të kujdesshëm lidhur me disa shpenzime më shumë.

Virgjëresha-Ky është momenti ideal për të stimuluar dhe për të vënë në praktikë të gjithë kreativitetin tuaj lidhur me projekte që kanë shumë mundësi të rezultojnë të frytshme. Ka disa probleme të cilat duhet ti zgjidhni në familje, ndaj tregohuni mjaft të kujdesshëm me mënyrën se si do shpreheni.

Peshorja-Do kaloni një ditë e cila ju gjen të çorientuar dhe konfuz, ndoshta për shkak të disa ndryshimeve, me të cilat me zor po përshtateni. Gradualisht do të keni mundësi që të përmirësoni të gjitha raportet e lëna pas dore në këtë periudhë të fundit.

Akrepi-Kjo e diel parashikon mundësi të mëdha për tu hapur më shumë në dashuri. Duhet të jeni më të komunikueshëm dhe mos u druani të çoni përpara propozime të reja. Shpenzimet e reja dhe investimet janë mjaft të favorshme.

Shigjetari-Mundohuni që të mos jeni shumë konfliktualë dhe agresivë, pasi parashikohen disa tensione në vendin e punës, të cilat mund të ndezin çdo debat. Nuk mund ti lejoni vetes që të humbni kohë, pasi parashikohen marrëveshje të rëndësishme për realizimin e një projekti të re.

Bricjapi-Ju pret një ditë e rëndësishme për të shuar çdo dyshim lidhur me marrëveshje të cilat presin të përfundohen. Duhet të jeni më optimist dhe kjo gjë do ju bëjë veçse mirë.

Ujori-Mundohuni që të kaloni më shumë kohë në ambient të hapur, apo të kujdeseni më shumë për trupin tuaj, sidomos nëse gjatë jave të fundit e keni lënë pas dore për shkak të ngarkesës në punë. Mbrëmja favorizon takime mjaft të rëndësishme.

Peshqit-Mund të merrni një ofertë të papritur, e cila do ku lejojë që të ndryshoni tërësisht stilin tuaj të jetës. Do të ndiheni gati për të hedhur një hap të rëndësishëm. Optimizmi do të dominojë në të gjitha raportet ndërpersonale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...