Dashi
21 Mars - 19 Prill
Përpara se të merrni një borxh, vlerësojini mirë financat tuaja. Qëndroni mënjanë nëse bashkëfolësit tuaj nuk kënaqen nga ajo që thoni.
Demi
20 Prill - 20 Maj
Do të përjetoni zhgënjime. Marsi do t’ju bëjë që të besoni gjëra që nuk ekzistojnë. Bëni kujdes me lidhjet ekstra.
Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
Sot mund të jeni në qendër të thashethemeve dhe të kritikave. Duhet të jeni të ndërgjegjshëm për arsyet tuaja dhe të tërhiqeni në rrugën tuaj.
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Shpeshherë jeni tendenciozë dhe çdo gjë që thuhet e merrni në aspektin personal. Kujdesuni më shumë për veten dhe interesat tuaja.
Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Jepini kohë kohës dhe do të shiheni se një person që nuk besonte te ju, së shpejti do t’ju kontaktojë dhe për këtë do të ndiheni të lumtur.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
Venera do t’ju japë bukurinë dhe tërheqjen e nevojshme për t’ju bërë rrezëllitës përpara personit që e keni ëndërruar prej kohësh.
Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Arsyet tuaja me siguri që do të jenë më të vlefshme nëse ju do të përdorni pak takt dhe ndjeshmëri. Kujdes bëni me impulsivitetin.
Akrepi
23 Tetor - 21 Nëntor
Mund të takoni dikë që nuk e shihni prej kohësh. Rekomandohet që të arsyetoni me mendje dhe jo me zemër. Bëni kujdes me shpenzimet.
Shigjetari
22 Nëntor - 21 Dhjetor
Priteni ende personin e duhur për jetën tuaj, sepse nuk do të mbeteni të zhgënjyer. Shihni përreth jush, sepse mund të jetë më afër nga se e mendoni.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
Mos thoni menjëherë ato ç’ka mendoni pa reflektuar më parë. Më të mira do të jenë dashuritë serioze sesa flirtet.
Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
Për personat e shenjës së ujorit, kjo e sotmja do të jetë një ditë e çuditshme, e mbushur me avantazhe dhe disavantazhe. Kujdesuni për sekretin tuaj.
Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
Nëse keni një projekt në mendje ky është momenti favorizues për të vepruar mirë dhe shpejt. Spastrojini miqësitë virtuale.