×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Studim: 74% të parave të shqiptarëve shkojnë për ndërtim, njësoj si 20 vjet më parë

Premte, 11 May 2018 08:47

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga fillimi i tranzicionit, që u shoqërua me një zhvendosje masive të popullsisë në qytet dhe ndërtime pa fre, kjo mani po vazhdon akoma, me ritmet më të larta në Europë. Të dhënat e përditësuara të INSTAT për vitin 2016, tregojnë se 74.3% e investimeve të brendshme në ekonomi shkuan pikërisht në sektorin e ndërtimit. Në krahasim me 1996-n, që është viti i pari që INSTAT e raporton këtë të dhënë, ndryshimi, për një vend që është mbushur kudo me beton, është fare i vogël. Në 1996-n, pesha e ndërtimit në investimet e brendshme ishte 79.7%.

INSTAT publikon treguesin e formimit bruto të kapitalit fiks[1], i cili jep të dhëna për investimet e brendshme materiale dhe jo materiale në ekonominë e vendit. Ky tregues është pjesë e shpenzimeve të prodhimit të brendshëm bruto dhe tregon se sa nga vlera e shtuar në ekonomi investohet në vend që të konsumohet.

Për vitin 2016, ai përbëhet 74.3% nga ndërtimi, 18.3% nga pajisjet, 4.7% për transportin, për bujqësinë 2.28% (kryesisht në pemtari dhe vreshtari), ndërsa për programe kompjuterike dhe sistem të dhënash (database), ku po orientohet sot e gjithë bota, shkojnë vetëm 0.13% të totalit të investimeve. Ndonëse jemi një vend me burime të pasura natyrore, për kërkime minerare shkojnë vetëm 0.02% e shpenzimeve, teksa në pjesën më të madhe eksportojmë burime natyrore të papërpunuara, me vlerë të shtuar të ulët. Madje në 1996-n, pesha e shpenzimeve për kërkime minerare ishte më e lartë, 0.41%.

Në krahasim me një vit më parë, ka një rënie fare të vogël të peshës së ndërtimit me 1.11 pikë përqindje, që ka ardhur nga tkurrja e peshës së investimeve për banesa (-4.9 pikë përqindje), që është kompensuar me rritjen e peshës së ndërtimeve inxhinerike (+3.4%). Për sektorët e tjerë ndryshimi ka qenë i papërfillshëm.

Nisur nga vrulli i ri i ndërtimeve vitin e fundit, pesha e ndërtimit në investimet e brendshme pritet të jetë e lartë të paktën dhe në afatin e mesëm. Sipas të dhënave të INSTAT,  në total, në gjithë vendin në 2017-n janë dhënë 819 leje ndërtimi, me një rritje prej 88.3% ose 384 leje më shumë. Përqendrimi më i madh i lejeve ka qenë në kryeqytet. Sipas INSTAT, në Tiranë u dhanë për gjithë vitin 2017 gjithsej 231 leje me një rritje prej 118% në krahasim me vitin e kaluar, ose 125 leje më shumë.

Ekspertët pohojnë se në afatin e shkurtër, investimi në ndërtim mund të ndikojë në rritjen e qarkullimit të parave dhe hapjen e vendeve të reja të punës, por që në afat të gjatë nuk i jep vlerë të shtuar ekonomisë, teksa nuk ndikon në rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë (Shqipëria vijon të mbetet një ndër shtetet me të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon dhe Europë).

Europa i përdor paratë krejt ndryshe në krahasim me Shqipërinë. Sipas të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2016, investimet e brendshme shkojnë 48% për ndërtim. Pjesa tjetër përdoret në investime në teknologji e shpikje, që rrisin produktivitetin, përkatësisht 31% në pajisje dhe 17% në pronësi intelektuale (shiko grafikun).

Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor nga institutet statistikore të rajonit, edhe në Maqedoni, ndërtimi merr rreth 63% të investimeve, ndërsa pajisjet e makineritë rreth 30%, sa dyfishi i Shqipërisë. Maqedonia është një hap përpara Shqipërisë si për teknologjinë e informacionit ashtu dhe për industrinë, teksa është një prodhues i pjesëve të makinave, si psh katalizatorë nga Johnson Doel, një kompani që kishte të ardhura prej 1.2 miliardë eurosh në 2016-n, tre herë më shumë se sipërmarrja më e madhe në Shqipëri.

Në Mal të Zi dhe Serbi, ndërtimi zë rreth gjysmën e investimeve të brendshme, ndërsa pajisjet e makineritë zënë përkatësisht 37% n Mal të Zi dhe 48% në Serbi.

Kanalizimi i fondeve të lira kryesisht në banesa ka bërë që vendi ynë të ketë peshën më të lartë të ndërtimit në prodhimin e brendshëm bruto në Europë. Me gati 11% të PBB-së, ndërtimi qëndron gati 3 pikë përqindje më lart nga ndjekësi më i afërt, që është Maqedonia. Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja kanë qenë më të frenuar në zhvillimin e këtij sektori, që zë mesatarisht 4-6% të PBB-së. Në vendet e Bashkimit Europian, ndërtimi, i maturuar prej vitesh, zë rreth 5.3% të PBB-së. /Monitor/

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 08:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...