Tatimet, 92 milionë euro borxh tek bizneset, nuk rimbursojnë TVSH të për 2017-të

Premte, 11 May 2018 10:42

Projektet e mëdha të investimeve kanë vënë në vështirësi Drejtorinë e Përgjithshme të tatimeve për të rimburësuar në kohë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet prej kërkesave e miratuara për rimbursim në fund të vitit 2017 rezultojnë të parimbursuara 125 kërkesa me vlerë 12,3 miliardë lekë, ku peshën më të madhe e zënë TRANS ADRIATIC PIPELINE me vlerë 5,4 miliardë leke,  Ayen As Energji me vlerë 3,4 miliardë lekë dhe Bankers Petrolium në vlerë 0.9 miliardë lekë,  ALBCHROME në vlerë 0.3 miliardë lekë. Detyrimet ndaj këtyre katër kompanive zëne 81 % të stokut te borxhit te TVSH se parimbursuar.
Shuma prej 12,3 miliardë lekësh si TVSH e parimburësuar tashmë është një borxh që tatimet e kanë njohur, por ndërkohë janë 83 kërkesa me vlerë 6,9 miliardë lekë, që i takojnë vitit 2017 dhe që ende nuk janë shqyrtuar. Nëse edhe këto kërkesa janë të drejta atëherë detyrimet për TVSH të parimburësuar arrijnë në mbi 19 miliardë lekë ose 145 milionë euro.
Sërish pesha më e madhe në kërkesat e pashqyrtuara i takon TAP në vlerë 3 miliardë lekë, BANKERS 0.4 miliardë lekë lekë, Deveron Albania në vlerë 1,7 miliardë lekë.
Siç shihet nga të dhënat e tatimeve vetëm detyrimet e TVSH-së së parimbursuar ndaj projektit të gazsjellësit TAP arrijnë në 8.4 miliardë lekë më 2017 ose 63 milionë euro.
Në totalin e shumës së kërkuar për rimbursim gjatë vitit 2017, 30 % e zë kategoria e eksportuesve dhe fasonistëve, 46.9% kategoria e investimit, 1.01% trupi diplomatik, 22.09 % aktivitete të tjera.
Në totalin e shumës së miratuar për rimbursim gjatë vitit 2017, 36.7 % e zë kategoria e eksportuesve dhe fasonistëve, 48.5 % kategoria e investimit, 1% trupi diplomatike, 13.8% aktivitete të tjera.
Gjatë vitit 2017 pranë Drejtorive rajonale janë paraqitur gjithsej 1308 kërkesa, nga të cilat janë refuzuar për mosplotësim të kritereve ligjore 366 me vlerë 5,4 miliardë lekë dhe janë pranuar 942 kërkesa me vlerë 29,2 miliardë lekë e shprehur në përqindje rreth 25% kërkesa më shumë se viti 2016.
Gjatë vitit 2017 ka vazhduar procedura e rimbursimit për 147 kërkesa me vlerë 6,1 miliardë lekë të mbartura nga viti 2016, ku peshën më të madhe e kanë pasur tatimpaguesit Trans Adriatic Pipeline me vlerë 3,1miliard lekë, Kurum në vlerë 186 milion lekë, Colacem në vlerë 160 milion lekë, Elbasan Cement Factory në vlerë 127 milion lekë, Albchrome në vlerë 227 milion lekë ose 60% të totalit të kërkesave të mbartura. Monitor

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 19:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...