×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shqiptarët, më të goditurit nga sulmet kibernetike/ Çfarë është “phishing” dhe si të mbroheni?

E Enjte, 24 May 2018 17:35

Raporti i fundit mbi sigurinë në botën online ka zbuluar shifra dramatike mbi numrin e portaleve që shtiren si rrjete sociale dhe veçanërisht si Facebook. Kompania ruse e sigurisë Kaspersky Labs llogarit se ka bllokuar 3.7 milionë përpjekje për të vizituar rrjete sociale të rreme.

Këto faqe shtiren si Facebook dhe i mashtrojnë përdoruesit të fusin të dhënat e tyre të vërteta, të cilat më pas përdoren për të hyrë në llogari pa u kuptuar.

Numri më i madh i sulmeve ishte drejtuar në Amerikën Jugore, si dhe në vendin tonë. Në Brazil, 19 përqind e përdoruesve u sulmuan nga “phishers”, pra individët që kryejnë këtë skemë. Ndërkohë që në Shqipëri, Argjentinë dhe Venezuelë, numri i të sulmuarve është 13% e përdoruesve të internetit.

Metoda e phishing është një ndër sulmet më të shpeshta kibernetike, pasi nuk kërkon njohuri të veçanta kompjuterike nga ana e sulmuesit që ju dërgon në këto faqe të rreme.

Për t’u mbrojtur nga këto sulme, ekspertët këshillojnë të kontrolloni gjithmonë adresën në çdo faqe ku ndodheni. Kështu, nëse faqja që ju shfaqet është www.facebook.com ajo është faqja origjinale, por nëse hasni në diçka si www.services-facebook.com apo www.faceb00k.com atëherë duhet të dilni menjëherë.

Gjithashtu duhet të kontrolloni çdo link apo adresë që klikoni, të përpiqeni të përdorini sa më pak WiFi publike pa fjalëkalim dhe të mos jepni kurrë të dhëna të ndjeshme si fjalëkalimi apo të dhënat bankare përmes emailit apo telefonit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...