×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Facebook, kundër lajmeve false: Ja si do penalizohen faqet

Premte, 25 May 2018 08:34

Lufta kundër fake news dhe keqinformimit të Facebook kalon në fazën e sulmit. Menaxheri i produktit, Tessa Lyons, përshkroi tre fazat, tre lëvizjet me të cilat kompania synon të luftojë fenomenin, duke nisur me mbylljen e çfarëdo faqeje me lajme të pavërteta.

“Lajmet false – tha Lyons – i lëndojnë njerëzit dhe po ashtu Facebook. Po bëjmë investime të rëndësishme për të ndalur përhapjen e tyre dhe për të promovuar gazetari cilësore dhe kulturën e lajmit”.
Si hap të parë, Facebook bëri të ditur që do të fshijë çdo account dhe faqe që “shkel politikat e tij”. “Edhe pse lajmet e rreme nuk i shkelin standardet tona të komunitetit, shpesh shkelin politikat tona në kategori të tjera, si spam, gjuha e urrejtjes apo account-e false.
Një faqe që pretendon të jetë amerikane, por në të vërtetë menaxhohet nga Maqedonia, për shembull, do të bllokohet, sepse “shkel kërkesën tonë që njerëzit të përdorin identitetin e tyre të vërtetë dhe jo të dikujt tjetër”. Për këtë qëllim do të përdoret Inteligjenca Artificiale për të “ndihmuar ekipin tonë për të zbuluar mashtrimet dhe për të forcuar politikat tona kundër spam”.
Sulmi më i rëndësishëm do të jetë kundër atyre që publikojnë lajme të rreme. Për të arritur objektivin, Facebook ka nisur të bashkëpunojë me verifikues të palëve të tretë, duke siguruar se ata janë “të pavarur dhe të certifikuar nga International Fact-Checking Network për të vlerësuar saktësinë e artikujve apo postimeve” në rrjete sociale. “Kur verifikuesit vlerësojnë se diçka është false, i japim prioritet shumë më të ulët këtyre lajmeve në News Feed”. Kjo redukton me 80% shfaqjen e lajmeve.
Më pak vizualizime, më pak klikime, më pak fitime nga reklamat, si rrjedhojë, më pak interes për të promovuar lajme false: ky është thelbi i strategjisë së re të Facebook. Dhe mbi të gjitha një komunitet i informuar, që të dijë të dallojë mes një lajmi të rremë (apo i dyshimtë) dhe një lajmi të vërtetë, arma e parë kundër keqinformimit. Për të lehtësuar këtë situatë, Lyins prezantoi një ndër risitë e fundit të rrjeteve sociale, ose ndryshe mundësinë për të pasur një kontekst të lajmeve.
“Lajmet false – shtoi Lyons – kanë pasoja shkatërruese dhe dërmuese në të gjithë botën. Kemi një përgjegjësi të madhe dhe e dimë se kemi shumë punë për të bërë për të qenë në lartësinë e duhur”.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 08:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...