×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Horoskopi për ditën e sotme, 8 prill 2018

Diel, 08 Prill 2018 08:26

Dashi

Kjo ditë do ju lejojë që të nxirrni në pah të gjithë talentin tuaj, por duhet të veproni me më shumë maturi. Jini më strategjik dhe mundohuni që të rrethoheni nga aleatë të vlefshëm. Një intuitë e mirë do ju nxjerrë në avantazh ndaj rivalëve.

Demi

Kjo e diel do të jetë disi e lodhshme, pasi do të jeni të detyruar të punoni për disa projekte të cilat i keni lënë pas dore prej kohësh. Megjithatë yjet thonë se ky është momenti më i mirë për të marrë nisma të reja, apo për të zyrtarizuar një raport që zgjat prej kohësh. Jini më kurajoz.

Binjakët

Ka disa mendime që ju bëjnë të pasigurtë. Ndoshta ka shumë gjëra që nuk janë thënë mes jush dhe personit që keni përzemër dhe kjo gjë nuk ju lejon të jetoni qetësisht raportin tuaj. Kjo fundjavë do ju bëjë më reflektues dhe të kujdesshëm, sidomos me përdorimin e fjalëve.

Gaforrja

Duhet të kërkoni më shumë vëmendje nga partneri/ja, sidomos nëse në periudhën e fundit keni kaluar një fazë krize shumë të rëndësishme. Sigurisht do të ndjeni sërish një hendek në çift, por duhet të jeni të gatshëm për të lënë pas gjithçka. Në punë priten lajme të reja.

Luani

Realizimi i një projekti të ri po ju merr shumë kohë, gjithsesi duhet të organizoheni mirë për t’ia dalë në kohë. Mundohuni që të shmangni debatet joproduktive. Në dashuri, horoskopi i kësaj të diele premton emocione të forta në mbrëmje.

Virgjëresha

Duhet të përpiqeni të dëgjoni më shumë sugjerimet e bashkëpunëtorëve tuaj, pasi mund t’iu japin këshilla me vlerë lidhur me një problem që ju mundon prej kohësh. Kjo fundjavë ju fton të jeni të qetësuar dhe të lumtur.

Peshorja

Po ndërmerrni me kurajo dhe guxim disa transformime rrënjësore, si në nivelin profesional edhe në atë emocional. Ndryshimet në përgjithësi, ju trembin shumë, por kjo gjë nuk duhet t’iu pengojë në gjetjen e ekuilibrit. Sa i takon dashurisë, disa përgjigje të mira janë fare pranë.

Akrepi

Keni disa afate shumë strikte, por nëse arrini që të mos shfaqeni shumë anksioz dhe të tensionuar, do të arrini të kapërceni me sukses çdo pengesë. Mos u tregoni dembelë në dashuri, ky është momenti më i mirë për të dalë dhe për të bërë njohje të reja.

Shigjetari

Mbyllet një javë shumë e lodhshme dhe e ngjeshur me angazhime. Tani mund të relaksoheni dhe të mendoni më shumë për veten tuaj dhe partnerin/en. Mbrëmja do të jetë interesante gjatë të cilës do të nisni negociata të reja që kanë të bëjnë me punën.

Bricjapi

Kjo periudhë është shumë e favorshme për të nisur strategji të reja në punë, të cilat premtojnë shumë. Edhe në dashuri gjatë kësaj fundjave hapet një fazë plot fat dhe spontanitet.

Ujori

Kjo është ditë perfekte për ta kaluar me familjen. Ndjeni nevojën për tu relaksuar dhe lënë pas çdo angazhim në punë. Megjithatë do të ndiheni gati për të nisur një javë plot angazhime, sidomos sa i takon çështjeve financiare.

Peshqit

Është një person në punë, i cili ju mban vazhdimisht nën tension. Megjithatë duhet të tregoheni diplomatë dhe superior, në mënyrë qe të shmangni debate të kota dhe aspak produktive. Kjo e diel, premton shumë për ata që janë në një lidhje në çift.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...