×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

1955/Qeveria e SHBA-së denonconte në OKB shkeljet e të të drejtave të njeriut në Shqipëri

E Enjte, 29 Mars 2018 19:27

 

Shqipëria dhe kampet e saj të vdekjes

Nga Kastriot Dervishi

Vazhdimisht qeveria komuniste dhe udhëheqja e saj me në krye Enver Hoxhën janë denoncuar nga organizmat ndërkombëtarë për shkeljet e të drejtave të njeriut. Padyshim në krye të këtij denoncimi ishte shteti më demokratik i botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fillim të vitit 1955 kur përpjekjet e qeverisë komuniste për anëtarësim të Republikës Popullore të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ishin rritur, paraqitet raporti për punën angari në RPSH. Ky material i paraqitur në OKB-së në shkurt 1955 është marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dhe i është dërguar i përkthyer Komitetit Qendror të PPSH-së më 4 qershor 1955. I marrë nga Arkivi Qendror i Shtetit ai fillon të botohet nga sot në disa numra.

Për t’u kujtuar është se më 21 shtator 1954 në sesionin e 9-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, qeveria komuniste ripërsëriti kërkesën e saj. Por, do të ishte sesioni i 10-të i kësaj asambleje, më 20 shtator 1955, që do merrte në të vërtetë në shqyrtim kërkesën e vjetër të qeverisë komuniste. Rishqyrtimi vinte pas disa ndryshimeve që kishin ndodhur, si vdekja e Stalinit, vizita e Hrushovit në Beograd, si dhe pas festimeve për 10-vjetorin e OKB-së në qershor 1955, në të cilën, fuqitë e mëdha kishin lënë të kuptohej se ishin të gatshme të bënin marrëveshje për pranime të reja në OKB, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Mirëpo më pas, kur u votua për Mongolinë, Tajvani votoi kundër dhe BS bllokoi me votimin e tij pranimin e vendeve të tjera kapitaliste, duke bërë të pavlefshme rezolutën edhe për Shqipërinë. Në këtë mënyrë çështja u rivotua më 14 dhjetor 1955. Më poshtë, dy copëza nga ky raport i gjatë.

A-Legjislacioni

1-Varietete të punës me përdhunë që zbatohen. Qeveria e sotme shqiptare nuk bën asnjë orvatje të fshehtë faktin se ajo kërkon punë pa detyrim nga personat kundërshtarë të politikë dhe “dembelë”, shumica e të cilëve janë klasa ish borgjeze ose pronarë tokash. Veç kësaj ajo imiton dhe tejkalon shembullin e zakonshëm satelit në ushtrimin e kontrolleve të saj mbi punën dhe përdorimin në masë të të ashtuquajturës “punë vullnetare” (në të vërtetë me dhunë) në projektet industriale, të ndërtimit dhe ato bujqësore.

Si punëtorët e krahut ashtu edhe të mendjes janë të detyruar të punojnë për shtetin në bazë të ligjeve dhe rregullave të përshtatura që kur regjimi erdhi në pushtet në fundin e vitit 1944. principi kryesor i punës së detyrueshme u mishërua në kushtetutën komuniste të vitit 1946, neni 22 i së cilës, në një vend thotë se “në Republikën Popullore të Shqipërisë puna është nder dhe detyrë”. Kjo u përforcua akoma më shumë edhe në kushtetutën e vitit 1950, neni 13, në të cilën thuhet se “ai që nuk punon, nuk ha”. Disa legjislacione u vendosën duke rregulluar klasa punëtore dhe profesionale edhe para se te botohet kushtetuta e 1946 (kushtetuta e parë komuniste). Kështu me 15 dhjetor 1944, pak jave pas “çlirimit” të Shqipërisë nga komunistet të gjithë të aftët për pune dhe profesionistet u deklaruan të mobilizuar nga shteti dhe në prill 1945 ligji nr. 48 parashikonte që të gjithë personat e emëruar në çdo zyre publike dhe shtetërore qoftë përkohësisht ose të përhershëm ishin të mobilizuar.

Ndërkaq mbasi gjithë ndërmarrjet ekonomike u shtetëzuan me 1945-1946 dhe u vunë në funksionim nga shteti, gati çdo punëtor u bë nëpunës shteti. Njëkohësisht kontrolli i fortë iu vu të gjithë punëtorëve në Bashkimet e Punëtorëve, të cilat në vetvete janë organizata Fronti për plotësimin e politikës dhe programit të partisë e qeverisë në fushën e punëve. Ligji për mbrojtjen e punëtoreve dhe mbrojtjen e punës përshtatur me 9 korrik 1945 dhe i rregulluar me 20 prill dhe 31 gusht 1946 i siguronte bashkimeve të punëtoreve fuqi të plota të rregullonte orët, rrogat, konditat e punëve dhe mëditjet e pushimet nga puna, si të punëtorëve të krahut ashtu e të mendjes. Veç kësaj statuti i bashkimit të punëtoreve dhe urdhëresa për rregullimin e punës në të gjithë ndërmarrjet parashikonte disiplinë të fortë për të gjithë punëtoret dhe vinte në dukje me hollësi detyrat dhe detyrimet e tyre. Ligji nr. 372 i 12 dhjetorit 1946 mbi krijimin e Policisë Popullore autorizonte policinë të arrestonte individë dhe t’i dërgonte nëpër burgje apo kampe për pune të detyrueshme. Një vendim qeveritar karakteristik i marrë më 30 korrik 1947 parashikonte që në të gjithë administratën qeveritare, në fabrikat dhe në të gjitha qendrat e punës, puna që mund të bëhet nga gratë nuk duhet të bëhet nga burrat dhe burrat duhet të bëjnë pune që nuk mund të bëhen nga gratë.

Tmerret e kampit të Tepelenë në fjalë kishin kaluar kufijtë e Shqipërisë. Për këtë arsye, në raportin e Qeverisë Amerikane paraqitur në OKB-së në shkurt 1955, ndër të tjera thuhej:

Gjon Pjetri, një djalë 12 vjeç nga Oroshi i Mirditës, i cili kaloi në Jugosllavi më 13 gusht 1951, është një prej banorëve të kampit të përqendrimit në Tepelenë, i cili ka dhënë një dëshmi grafike mbi jetën në kamp, ku ai qe internuar me gjithë familjen e tij. Pak javë para se të ikte në Jugosllavi, policia e kishte lëshuar nga kampi së bashku me vëllanë e tij 8 vjeçar pasi ishin shumë të rinj, por prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes u mbajtën. Djali i ri tha se ai e dinte se mund të humbiste jetën në orvatje, por ai vendosi të ikte pasi nuk kishte se kush do të kujdesej për të, nuk mund të gjente ndonjë punë. Megjithëse fëmijë ai i provoi në kamp gjithë vështirësitë e një të rrituri. Ai tha se në kamp kish 1 mijë njerëz, shumica pleq, gra dhe fëmijë, gjithashtu merrnin si ushqim “një copë të vogël bukë misri dhe një lloj supe në të cilën unë rastësisht gjeja ndonjë fasule”. Ai tha e shumë njerëz flinin mbi çimento mbasi policitë nuk i lejonin të merrnin batanije kur arrestoheshin. Uria, papastërtia dhe keqpërdorimi në kamp shkaktuan vdekjen e shumë njerëzve, njoftoi fëmija. Ai mbante mend me hollësi një dhomë të errët dhe të ngushtë që mbante disa qindra fëmijë dhe të rritur të cilët ishin të prekur nga tuberkulozi, sëmundjet e lëkurës dhe sëmundje të tjera. Djali tha se policia torturonte shumë nga bashkëjetuesit që ishin të pazot për punë dhe se njerëzit e sëmurë nuk vinin të shihnin tek doktori i kampit, mbasi si zakonisht ai u thoshte se nuk kish shpresa përmirësimi. Edhe të sëmurëve u duhej të shpinin dru në kamp dhe kjo qe një punë e lodhshme edhe për të rriturit e shëndoshë pse pylli ishte 12 km larg kampit. Asnjë nuk guxonte të mos vinte në punë tha fëmija, të afërmve e prindërve të tij nuk u lejuan të mungojnë një ditë nga puna për t’u kujtuar për bijën e tyre të sëmurë dhe vajza e vogël vdiq pa nënën e vet të zonjës të bëjë diçka për atë.

Një nga deklarimet e shumta të dhëna nga ish-banorët e kampit të përqendrimit të Tepelenës, është një e dhënë nga Mustafa Hoxha, një klerik mysliman, i cili qe i internuar në këtë kamp më 1949 dhe që iku në Jugosllavi në fillim të vitit 1953. Në fillim Hoxha u internua në kampin e Turanit në Tepelenë, ku kishte 2.800 burra, gra dhe fëmijë. Jeta e kampit ishte e padurueshme, banorët merrnin nga 550 gram bukë misri të papjekur mirë dhe asgjë tjetër mbasi ushqimi ishte i pamjaftueshëm. Ata hanin bar dhe kafshë të ngordhura. Kjo solli si rezultat përhapjen e një epidemie në kamp me 7 – 8 vdekje të përditshme, shumica fëmijë. Një nënë nga Elbasani tha Hoxha, humbi 5 nga 6 fëmijët e vet brenda 6 muajve. Kur u çua kampi në Tepelenë gjendja u bë më e keqe. Hoxha mori pjesë në funeralin e 318 myslimanëve dhe gjatë 20 muajve të internimit të tij në kamp, vdiqën 1.200. Nëpunësit e kampit një ditë vendosën të heqin varrezat nga një fushë afër kampit për tek ura e Bençës. Sipas kësaj banorët, burra egra u detyruan të gërmojnë varret e atyre që sapo ishin varrosur dhe t’i rivarrosnin të vendin e ri. Ky veprim i dha shkak hapjes së një epidemie të re dhe shkalla e vdekjes në kamp u rrit. Kushtet e punës në kam ishin tmerruese njofton Hoxha. Shumë banorë pavarësisht nga kushtet ndërmjet tyre, duhet të mbanin në kurriz gjysëm metër kub dru nga një pyll 5 – 6 kilometra larg nga kampi. Të tjerët nga po ajo distancë mbanin material për rreth 70 shtylla për tek ura e Bënçës. Nëpunësit e kampit ishin të pamëshirshëm në detyrimin e banorëve të përballonin punë prej skllavi. Dënimi kundër të pabindurve ishte i egër. Dënimi më i zakonshëm ishte lidhja e individit me tel të fortë deri sa t’i takonte kockat dhe pastaj mbyllej në një qeli për një kohë të pacaktuar.

Praktikisht nuk kishte parashikime për kujdesin mjekësor në kamp raporton Hoxha. Barnat praktikisht nuk ekzistonin, një doktor vizitonte kampin vetëm në intervale të largëta dhe banorët nuk guxonin të kërkonin kujdes mjekësor nga frika e reprezaljeve.

Ata që dërgoheshin në spitalin e Gjirokastrës kurrë nuk ktheheshin, zhdukeshin. Një dëshmi tjetër mbi kushtet në kampin e Tepelenës që dhënë nga zonja Gjyste Ndoci, një grua e re shqiptare që u arratis në Jugosllavi në fund të 1952-it. Sipas saj, ajo së bashku me fëmijët, Zefi 9 vjeç, Deda 6 dhe Lulja 5 vjeç, ishin arrestuar pas dezertimit nga ushtria të burrit të saj. Në kundërshtim me faktin se ajo ishte shtatzënë, policia e trajtoi brutalisht në zyrën e Sigurimit të Koplikut. Më vonë ajo dhe fëmijët e saj u çuan në kampin e përqendrimit në Tepelenë. Atje, ajo dhe fëmijët e saj, u mbyllën në një barakë të madhe dhe të pisët ku shumë banorë vuanin nga sëmundje të ndryshme. Ajo qe e detyruar të punonte pa marrë parasysh kushtet e saj fizike. Pas 3 muajsh lindi një djalë në barakë, fëmijë i cili vdiq pas 6 muajsh për shkak të pakujdeshmërisë dhe sëmundjeve. 3 ditë pas vdekjes së fëmijës, ajo dhe fëmijët e saj, u urdhëruan të shkojnë në këmbë në një kamp tjetër në Gjirokastër. Rrugës djali i saj Dedë vdiq dhe vetë asaj i duhej të hapte varrin në anë të rrugës, ndërsa policët që e shoqëronin, e çnderuan. 4 ditë pas arritjes së saj në kampin e ri, djali më i madh Zefi vdiq gjithashtu nga sëmundja. Abedin Zeqiri që ishte një banues i kampit të përqendrimit para se të arratisej në Jugosllavi më 1952, njoftonte se Xhafer Pogaçe – drejtor i këtij kampi, kapte me zot çdo ditë një nga femrat më të bukura që banonin aty. Policët që shërbenin në kamp kanë përdorur keq çdo vajzë të bukur në kamp.

Regjimi i sotëm shqiptar, krijoi sistemin e kampeve të përqendrimit menjëherë sa mori pushtetin në fund të 1944-s. Qëllimi fillestar i kampeve ishte të internonte familjet e numrit të madh të të burgosurve politikë dhe të presë familjet e shpërngula të ish klasave të ulëta për të zënë shtëpitë e tyre dhe të vendosë të to, anëtarët e regjimit të ri dhe shokët e tyre komunistë. Më vonë kur filloi qëndresa kundër regjimit komunist, filluan të iknin jashtë shtetit. Këto kampe u zgjeruan edhe më shumë për të përfshirë të gjithë elementët të cilësuar të rrezikshëm për regjimin, fshatarët e pabindur, familjet ose farefisin e atyre që kishin arritur të iknin jashtë vendit. Kështu dukje filluar pas prishjes të Titon, Byronë Informative më 1948, qeveria e Tiranës filloi heqjen e një numri të madh njerëzish duke marrë persona nga një pjesë e vendit dhe duke i vendosur atë në kampe përqendrimi në një tjetër. Si rregull njerëzit nga veriu dërgohen në kampe në jug, sidomos në Tepelenë, Himarë (Porto Palermo), Fier, Berat, etj. Ndërsa njerëzit e jugut internohet në Krujë, Burrel, Kamëz, Valias, Cërrik dhe vende të tjera në veri. Aty nga 15 shtatori 1947, ish-kryeministri Enver Hoxha pranoi qenien e kampeve të përqendrimit. Në një fjalim të madh të mbajtur në Shkodër ai deklaroi se elementët kundërshtarë ishin të internuar në kampe të tilla. Nga fundi i 1949-s, pas vrasjes së vrasjes së Bardhok Bibës, ministri i Brendshëm Mehmet Shehu, ndërmori një varg të madh internimesh. Në një ekspeditë ndëshkimore, në këtë krahinë ai hoqi rreth 400 vetë nga krahina për në kampet e jugut”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...