Kristofor Kolombi/Nga lavdia, tek fundi i mjerë  

Diel, 10 June 2018 13:33

Turma nga e gjithë Spanja u reshtuan në rrugët e Seviljes në 1493 për ta mirëpritur nga udhëtimi i tij i parë në Amerikë, por ai tashmë nuk e kishte gjetur atë që po kërkonte, një rrugë detare drejt porteve të tregtisë së erëzave në Afrikë. Ai kurrë nuk do të arrinte, edhe pse kërkimi për këto rrugë i konsumoi pjesën tjetër të jetës. Pak gjenocid këtu, pak skllavëri atje, disa kryengritje dhe ekzekutimeve të shumta të anëtarëve të ekuipazhit, dhe Kolombi u mor me sy të keq nga kurora spanjolle dhe publiku. Kur vdiq, ai ishte i rrethuar nga familja. Por ai shkoi në varr me ndjenjën e fortë të padrejtësisë që nuk mund ta falte, si dhe të dështimit që nuk mund ta shpjegonte.

Reputacioni i tij filloi të dëmtohet gjatë ekspeditës së dytë. Pas suksesit të 1492, ai kishte qenë i emëruar mëkëmbës dhe guvernator i të gjithë ishujve që kishte zbuluar. Rreth 1400 burra grindeshin për të zënë vend në 17 anijet e tij të nisura për në parajsat e floririt në perëndim. Por ekuipazhi ishte i madh, i vështirë për të ushqyer, dhe puna që duhej bërë ishte kolosale. Në vend të hyjnë në parajsë, kolonizatorët spanjollë gjetën ferrin mbi tokë, e plotësuar kjo me një guvernator të pavend. Në komandë të një anijeje, instinktet e lundrimit, besimi i lartë, dhe ambicjen padobësuar e bënin Kolombin një admiral të shkëlqyer. Por, aftësitë e tij udhëheqëse u zhdukën sapo ai vuri këmbë në stere. Kur u kthye në Spanjë, në qershor 1496 me 500 indianë skllevër – duke hidhëruar mbretëreshën Izabelë, e cila e urrente skllavërinë – ai u rrëzua edhe përballë akuzave të pjesëtarëve të sëmurë të ekuipazhit,mes të cilëve një prift, të cilit i kish mohuar racionet për arsye se ai e kish kritikuar ngaqë rrihte me kamzhik kolonët kokëfortë.

Mbreti Ferdinand, nga ana e tij, ishte i shqetësuar rreth konkurrencës me portugezët sa u përket pretendimeve për territore të reja. Mbreti i Portugalisë hidhte teorinë se kish toka të reja në jug të Kubës. Kolombi premtoi që do ti gjente ato për Spanjën. Ai bindi Izabelën besimtare duke theksuar se floriri që fo të mund të zbulonte do të mund të financonte një kryqëzatë për të rimarrë Jeruzalemin nga të pafetë.

Më 30 maj 1498, gjashtë anije lundruan në perëndim nga Sanlúcar de Barrameda, tre në kalimin e zakonshëm për në Hispaniola, ku Kolombi kishte lënë vëllanë e tij, Bartolomeun në drejtim, dhe tre në ujërat e palundruara përgjatë ekuatorit. Por pas një muaji udhëtim në kurs të ri, Kolombi dhe ekipi i u gjendën të ndalur për tetë ditë nën një diell flakërues që u kalbi ushqimet dhe, që ata kishin frikë se do u ndizte flakë anijet. Kur një fllad më në fund i shpëtoi, Kolombi u drejtua për nga kanalet e njohur në veri, duke hequr dorë kështu nga rruga që do e kish cuar në basenin e Amazonës.

Njerëzit e tij arritën gjithësesi që të bëhen evropianët e parë që panë Amerikën e Jugut. Rojet dalluan kodrat e pyllëzuara të gadishullit Paria Venezuela në gusht, por detarët, të ngatërruar prej shtrati i arkipelagut të karaibeve, menduan që bëhej fjalë thjeshtë për një tjetër ishull. Javë të tëra nën diell kishin lënë Kolombin me sytë e fryrë e të gjakosur, dhe ai thjesht nuk mund të dallonte faktin që Paria mund të ishte pjesë e diçkaje më të madhe. Kur pjesëtarë të ekuipazhit të tij dolën në breg, më 5 gusht, duke u bërë evropianët e parë që ecnin në kontinentin amerikan, ai qëndroi në shtrat. Por kur po ata burra u kthyen, më 11 gusht, me tregimet për një deltë shumë të madhe me ujë të pastër – aq e madhe saqë patjetër duhej të ishte fundi i një lumi shumë të gjatë, që asnjë ishull nuk mund ta mbante – ata mbollën farën e parë të dyshimit në mendjen e Kolombit. Dhe ai u zhyt në konfuzion.

Urtësi gjeografike me burim që nga të parët supozpnte që ekzistonin vetëm tre kontinente. Askush në Europë, Lindjen e Mesme islamike, Kinë, apo Indi nuk kishte dëgjuar për një të katërt. A mund të gaboheshin të gjithë, mendimtarët e Greqisë, autorët e Biblës, dhe kozmografët kryesorë modernë? Kolombi kërkoi për një tjetër shpjegim. “Shkrimet e shenjtë na thonë se në Parajsën Tokësore rritet pema e jetës,” shkruante ai më 15 gusht, “dhe se prej saj rrjedh burimi që furnizon katër lumenjtë e mëdhenj, Ganges, Tigri, Eufrati, dhe Nil. Parajsa Tokësore, të cilën askush nuk mund ta arrijë, përvese me vullnetin e Perëndisë, qëndron në fund të Orientit, dhe pikërisht këtu jemi ne”. Eksploratorët e pranonin idenë se Kopshti i Edenit ishte një vend fizik në tokë deri në mesin e viteve 1500. Megjithatë, Kolombi bënte bisht. “Nëse ky lumë nuk rrjedh nga parajsa, ai duhet të burojë nga një tokë e madhe në jug, për të cilën askush deri më sot nuk ka pasur asnjë njohuri,” shtoi ai. “Unë besoj se ky është një kontinent më i gjerë, për të cilin askush nuk kish patu dijeni deri sot.”

Por bazuar në vijën e hollë që ndan kozmografinë dhe teologjinë, ai kishte për të sfiduar asgjë më pak se vetë doktrinën e kishës për të pohuar atë mendim, dhe duke bërë kështu mund të merrte mbi vete një akzuë për herezi. Shpjegimi më i sigurtë, të cilin ai duket se e ka gëlltitur me padurim, ishte se bëhej fjalë vetëm për një krahinë të paeksploruar të Kinës. Pasi vendosi këtë, eksploratori më i famshëm i hsitorisë bëri një lëvizje jokarakteristike: Ai vendosi se nuk do të eksploronte asgjë që dëmtonte njohuritë e deriatëhershme. Duke braktisur, ai braktisi Venezuelën për të parë ‘bënte vëllai i tij në Hispaniola. Kështu, zbulimi më i madh në gjeografi kaloi pa u vënë re nga vetë zbuluesi i tij. Gjatë të gjithë jetës së tij, Kolombi besonte se Perëndia e kish destinuar drejt lavdisë. Por pasi e la pas, fati nuk do të ishte më asnjëherë në krah të Kolombit.

Si fillim, në Hispaniola e pritje kaosi i gjakosur. Të keqtrajtuar nga ana e kolonizatorëve spanjollë, indianët ishin ngritur përsëri në kryengritje të dhunshme. Sëmundjet dhe uria, të përkeqësuara nga drejtimi i keq i Bartolemeut, kishin ndarë banorëve në dy grupet ndërluftuese. Njëqind burra, të udhëhequr nga shefi i drejtësisë i kolonëve, Francisco Roldan, u rebeluan kundër atyre që ishin ende besnikë ndaj Bartolomeut. Kolombi e pa menjëherë kryengritjen si potencialisht fatale për të dyja, koloninë e tij dhe autoritetin si mëkëmbës. I biri i një tregtari gjenovez, ai ishte ngritur për të komanduar në favor të kurorës spanjolle; kishte ardhur aty me një epsh të koncentruar për pushtet dhe prestigj. Por me vetëm 70 besnikë, ai nuk mund të kthehej kundër Roldonit. Kështu, përfundimisht u nënshtrua para të gjitha kërkesave të rebelëve: Të përjashtuar nga dënimi, ata mund të ktheheshin të lirë në Spanjë ose të pretendonin tokë të lirë në Hispaniola; atyre do u paguheshin pagat e prapambetura, dhe Roldon u ngrit në detyrë.

Në një letër drejtuar mbretërve të Spanjës ku u shpjegonte situatën, Kolombi kërkonte 50 burra më shumë dhe një administrator të drejtësisë. Ferdinandi dhe Isabella nuk ishin gati të angazhonin më shumë subjekte në këtë koloni në dukje të kotë dhe problematike, por administratori i dukej si një ide e mirë. Duke pasur parasysh rëndësinë e Hispaniolas si një ndalesë në eksplorimin e mëtejshëm të perëndimit, mbretërit kuptuan se i kishin dhënë shumë pushtet Kolombit. Ata shpresuan se Francisco Bobadilla, një oficer i kurorës, do të mund ta kthente paqësisht në Spanjë.

Ajo farë pa Bobadilla sapo zbriti në Hispaniola ishte një trekëmbësh me kufomat e varura të gjashtë banorëve rebelë spanjollë. Kolombi dhe Bartolomeu qenë në një ekspeditë në brendësi, por kur Bobadilla mori në pyetje vëllain e tyre, Diego, ai i zbuloi se më shumë banorë ishin planifikuar të vareshin të nesërmen. Bobadilla ndaloi ekzekutimet, por Diego u përgjigj se ai merrte urdhëra vetëm nga mëkëmbësi. Në atë moment, Bobadilla burgosi Diegon dhe mori shtëpinë, zotërimet dhe punën e Kolombit. Kur Kolombi dhe Bartolomeu u kthyen, Kolombi i zemëruar sfidoi autoritetin e Bobadillas – kështu që Bobadilla e futi edhe atë bashkë me bartolemeun në burg. Aty, tre vëllezërit Kolombi pritën dy muaj, derisa Bobadilla kuptoi që një hetim gjyqësor do të kërkonte shumë punë dhe i ktheu në Spanjë për gjykim. Teksa Kristofor Kolombi po nxirrej nga qelia e tij me zinxhirë në fillim të tetorit 1500, ai mendonte se po e conin për ta ekzekutuar.

Në vend të kësaj, një stallier kuajsh i oborrit çoi atë dhe vëllezërit e tij mbi një anije që të ktheheshin në shtëpi. Sapo u nisën nga porti, kapiteni ofroi që ti hiqte kufizimet Kolombit. “Mua më janë vënë prangat me urdhër të sovranëve,” u përgjigj Kolombi, “dhe unë do t’i mbaj ato derisa vetë sovranët të urdhërojnë që të më hiqen.” Duke u qëndruar besnik fjalëve të tij, ai zvarriti zinxhirët me uturimë nëpër rrugët e Cadiz dhe Seviljes. Ferdinandi dhe Isabella urdhëruan që t’i hiqeshin sapo morën vesh lajmin. Kishin kërkuar të largohej nga pushteti, dhe jo të poshtërohej.

Por, besimi i tyre i palëkundur tek ai ishte tretur. Ai iu lut për t’u rikthyer si mëkëmbës, ata refuzuan. Për një njeri që besonte se kishte qenë caktuar nga Perëndia për të zbuluar dhe sunduar Inditë, kjo dukej si një çoroditje e fatit. Ai mund të vazhdonte të kishte të ardhura mbi fitimet e Spanjës nga Bota e Re, të ardhura që do të lejonin të dilte në pension në luks. Por exploratori 49-vjeçar, gati i verbër dhe i gjymtuar nga artriti, nuk mundej kurrë të hiqte sytë nga horizonti në perëndim.

Ai ndjeu se ishte duke humbur ndikimin e tij mbi eksploratorët e rinj. Nën flamurin portugez në 1498, Vasco de Gama kishte arritur në Indi duke lundruar nga lindja përreth Kepit Horn. Portugezët e kishin mposhtur KOlombin. Por në qoftë se Kolombi do të gjente një rrugë më të shkurtër nëpërmjet perëndimit, ndoshta ai mund të fitonte sërish pozicionin e guvernatorit. Nga Marco Polo, evropianët kishin mësuar për rrugën detare të vetme midis Kinës dhe Indisë – ngushticën e Malacca, që ndan Sumatran dhe Malajzinë. Nëse Kolombi kishte gjetur kontinentin aziatik në udhëtimin e tij të fundit, kalimi duhej të ishte afër. Sigurisht, konceptimi i tij për gjeografinë aziatike ishte pak i shtrembër. Ai nuk kishte asnjë ide të madhësisë të kontinentit dhe supozonte që Kina dhe India ishin plaquritur së bashku me Inditë në det të hapur. Por Ferdinandi dhe Isabellanuk ishin më mirë të informuar. Ata miratuan ekspeditën e tij më 14 mars 1502, me dy përjashtime: Ai nuk do të dërgonte skllevër, dhe ai nuk do të ndalej në Hispaniola përveçse në raste urgjente.

Pra, me katër anije rangullina dhe 150 burra, ai u nis Atlantikut për një të shtënë të fundit në terr. Ai e bëri kalimin në kohë rekord, 16 ditë dhe u nis direkt për Hispaniola. Guvernatori i ri nuk pranoi ta linte të Afrohej dhe injoroi paralajmërimet e tij për një stuhi që po afrohej. “Cili njeri, nuk do të kishte vdekur nga dëshpërimi kur në mot të tillë, duke kërkuar siguri për djalin tim, vëllanë, shokët e anijes dhe veten time, nëse ashtu si unë do të pengohej ntë zbriste në tokën dhe portet që unë, me vullnetin e Perëndisë me gjak dhe djersë, kisha fituar për Spanjën? ” Pasi ai gjeti një gji të sigurtë në perëndim të Santo Domingos, guvernatori dërgoi 30 anije që shkonin për në Spanjë, 25 prej të cilave u mbytën në stuhinë që parashikoi Kolombi. Të dy, Roldon dhe Bobadilla u mbytën. Katër anije u detyruan të kthehen mbrapa, dhe vetëm një arriti në Spanjë – ajo që transportonte pjesën e floririt të botës së re që i përkiste Kolombit.

Kur qielli u pastrua, Kolombi dhe ekuipazhi i tij udhëtuan në perëndim për një zonë të Karaibeve që nuk e kishin eksploruar asnjëherë. Ata mbërritën në Hondurasin e sotëm më 31 korrik. Aty Bartolomeu u takua me një lundër plotë me indianë që transportonin frytet e një qytetërimi të përparuar: makina rroje bakri dhe thika, shpata druri me strall, këmisha pambuku me ngjyra, dhe birrë. Ata ishin Chontal Mayans, që udhëtonin nga Gjiri Campeche në portet tregtare të Amerikës Qendrore. Sikur Kolombi ti kish ndjekur pas deri në Yucatan, ai do të kishte zbuluar piramidat dhe monumentet e qytetërimit meksikan. Por ai nuk kishte kohë për të devijuar nga kërkimi për pasazh. Në fund të fundit, kjo ishte Azi, sa e pazakontë ishte të gjendeshin kinezë të përparuar? Në një letër drejtuar Ferdinandit dhe Isabellas, ai shkruante dy rreshta në lidhje me majat dhe i kushtonte katër herë më shumë hapësirë një ndeshje mes një derri dhe një majmuni. Në një tjetër udhëkryq, Kolombi, duke menduar se ishte duke zgjedhur rrugën drejt zbulimit, përsëri zgjodhi rrugën drejt dhimbjes dhe keqardhjes.

Duke udhëtuar në jug kundër erës dhe rrymës, anijet e tij lëvizën vetëm gjashtë kilometra në ditë për muajin e ardhshëm përgjatë bregdetit në lindje të Amerikës Qendrore. “I nxehti ishte i padurueshëm,” shkruante djali i tij Fernando. Por Kolombi, i vetëdijshëm se ky mund të ishte udhëtimi i tij i fundit, nuk pranoi të heqë dorë. Më në fund, spanjollët arritën në Lagunën Chiriqui në Panama në fillim të tetorit, ku vendasit u thanë atyre se ishin vetëm nëntë ditë larg një tjetër oqeani dhe rruga kalonte nëpër një istëm. Ky duhej të ishte vendi. Nga këtu, llogariti Kolombi, do të ishte një lundrim dhjetë-ditor drejt Ganges. Njerëzit e tij hulumtuan çdo hyrje të lagunës në kërkim të ngushticës, por pa dobi. Pritshmëria e lumtur u shndërrua në dëshpërim, dhe dëshpërimi në zhgënjim të hidhur. Pas tri ditësh, Kolombi u kthye në det të hapur, me shpresat të shuara. Qëllimi i tij i vetëm tani ishte pasuria.

Batica e ulët e nxorri në breg deri në prill në burimet e floririt të Panamasë, ku njerëzit e tij zhvilluan një luftë të përgjakshme me indianët. Ai vetë u sëmur nga malaria. Kur më në fund ujërat u ngritën, krimbat tip termit kisihin dëmtuar keq anijet. Me vetëm tre anije në gjendje lundrimi, ai u drejtua për Hispaniola për herë të fundit. Shkoi deri në Xhamajkë. Nga atje, dërgoi një emisar me kanoe 105 kilometra në Santo Domingo për të kërkuar transport për në shtëpi. Guvernatori i Hispaniolas priti nëntë muaj për tiu përgjigjur kërkesës, nëntë muaj në të cilin spanjollët e uritur e të goditur nga sëmundjet në Xhamajkë u ngritën edhenjë herë në rebelim kundër kapitenit të tyre. Në fund, më 12 shtator 1504, një ekspeditë u nis për në Sevilje me Kolombin në bord. Ai nuk do të shihte më kurrë me sy tokën që kish fituar për Spanjën 12 vite më herët.

Kthimet e tij të mëparshëm në shtëpi kishin qenë plot triumf, por kur arriti në Sevilje më 8 nëntor, atij i rëndonte dështimi. I mbështjellë nga deliri, ai vazhdoi të kërkoi zyrat e mëkëmbësit dhe guvernatorit të Indive. Ferdinandi nuk pranoi, por ai i ofroi Kolombit titullin e admiralit të oqeanit si ngushëllim. Për herë të parë, Kolombi rregjistroi humbjen. Artriti e bëri të zërë shtratin.

Pas pak vitesh, kartografët do u vinin tokave të pamata të Hemisferës Perëndimore emrin e Amerigo Vespucit, eksploratori fiorentin që njohu i pari Amerikën e Jugut si kontinentin e tij, dhe Ferdinand magelanitelani do të gjente një kalim përnë Paqësor nga perëndimi duke parë në jug të ekuatorit. Tashm,ë, njeriu që u kish hapur dyert ëtyre përparimeve – por që ish ndalur dhe nuk kish shkuar më tej – nuk ishte më gjallëpër të kërkuar meritat. Në 20 maj 1506, në Valadolid, Spanjë, me dy vëllezërit dhe dy vbijtë e tij në krah, Kolombi foli fjalët e fundit: “In manus tuas, Domine, commendo spiritum meum”.

Ai vdiq mes pasurisë – pasardhësit e tij do të jetonin për breza të tërë me paratë e Kolombit – dhe heshjtjes. Por vetëm pak milje larg, Mbreti Ferdinand as nuk mori lajmin për sëmundjen e Kolombit. Udhëtimi i fundit i eksploratorit që riorganizoi globin, një funeral nëpër rrugët e qytetit, kaloi pa u vënë re as edhe nga banorët e Valadolidit.

History Today – Bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...