Enver Hoxha më 1967: Oficerët e Sigurimit të Shtetit janë punëtorë partie, asgjë më shumë

E mërkurë, 13 June 2018 18:07

Nga Kastriot Dervishi

Oficerët e Sigurimit të Shtetit janë punëtorë partie e asgjë më shumë. D.m.th. janë hiça për gjë tjetër. Këtë formulim mbi oficerin e Sigurimit na e ka bërë vetë udhëheqësi i tyre, Enver Hoxha. Në mbledhjen e sekretariatit, datë 23.2.1967, ai duke folur për punët e brendshme ka theksuar rolin e Partisë së Punës në drejtimin e diktaturës, duke theksuar se oficerët e Sigurimit ishin vetëm punëtorë partie. Ky formulim i Hoxhës ka kuptim tërësor. Ai nuk vlen vetëm për atë kohë, por edhe për kohën e sotme. Është fakt se këta oficerë, të dobët profesionalisht dhe aspak të përshtatshëm për kushtet e vendit pas vitit 1991, kanë mbijetuar dhe të bëhen faktorë negativë në sektorët e shtetit ku punojnë. Vetëm pak muaj më parë kanë arritur të marrin shumicën e drejtimin të Shërbimit Informativ të Shtetit. Të tjerë janë në funksione drejtuese në polici, administratë, drejtësi, prokurori, etj, sigurisht duke ndikuar për keq kudo ku ato vënë këmbën se përveç punës së partisë nuk dinë profesion tjetër. Ishin dhe mbetën punëtorë partie.

Enver Hoxha më 23.2.1967:

Ministria e Punëve të Brendshme dhe organet e saj kanë një platformë që u ka caktuar partia, të cilën, me përjashtim të pikave speciale që përcaktojnë mënyrën sekrete të veprimeve, duhet ta njohi udhëheqja e partisë në rreth, përndryshe ajo nuk ka si i kontrollon. Udhëheqja e partisë duhet të kontrollojë dhe të orientojë politikën e goditjes, prandaj as asaj dhe as organeve të punëve të brendshme, nuk u lejohet t’i shmangen kësaj pune, ndryshe do të bien në gabime të rënda vije. Kjo nuk do të thotë se udhëheqja e partisë në rreth duhet të njihet me metodat ilegale ose specifike të luftës që përdorin organet e ministrisë ose të degëve të punëve të brendshme, as edhe me format dhe me agjenturën që ato vënë në veprim në luftën që u ka ngarkuar partia kundër armikut. Por për këto gjëra, njerëzit e punëve të brendshme nuk mund të veprojnë jashtë kontrollit të partisë, ligjeve dhe platformave të caktuara, ata për këto çështje venë në korrent sipas rasteve sekretarin e parë ose sekretarët e komitetit të partisë së rrethit dhe tok me ta vendosin për marrjen e masave të nevojshme, duke filluar nga ato politike e gjer te ato shtypëse. Kjo do të thotë që politikën e goditjes e bën partia. Pra komiteti i partisë nuk mund të jetë i huaj për këto probleme. Atij nuk u intereson si e bëjnë ndjekjen e armikut organet e punëve të brendshme, po metoda e punës së këtyre nuk duhet të mbetet pa u kontrolluar, duke menduar se kjo shihet nga Ministria e Punëve të Brendshme, se kemi partinë që ndërhyn dhe korrigjon atje ku shkelet platforma...

...Punonjësit e Sigurimit të Shtetit, janë vetëm punëtorë partie, në radhë të parë punëtorë politikë dhe asgjë tjetër. Në qoftë se ata këtë e harrojnë për një çast, nuk bëjnë për punonjës të organeve të punëve të brendshme. Të gjithë punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të degëve të punëve të brendshme dhe të kufirit, duhet të kenë virtytet më të mira të komunistëve, të kenë të qartë vijën e partisë, të vënë politikën në radhë të parë dhe të kuptojnë se puna e tyre është vetëm punë politike. Ata përbëjnë një pjesë të diktaturës së proletariatit, janë në luftë me armiqtë e klasës, të partisë dhe të popullit, ata zhvillojnë luftën e klasave. Pra, nuk mund të kuptohet për asnjë moment që ata të konsiderohen si një repart teknik. Përkundrazi, ky është në një repart politik me cilësi të lartë që zbaton me përpikmëri vijën e partisë në të gjitha shfaqjet.

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 18:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...