1952/Desanti Xhetan Daci dënimin me vdekje e priti duke nderuar si zogist

Premte, 15 June 2018 10:54
Relacioni të bën të ditur nderimin si zogist në sallën e gjyqit Relacioni të bën të ditur nderimin si zogist në sallën e gjyqit

Nga Kastriot Dervishi

Pavarësisht se Shqipëria kaloi një prej kolerave më të llahtarshme të njerëzimit, edhe ajo kohë ka pasur trimat e saj. Në qëndresën antikomuniste, e cila ka në themel lirinë dhe atdhedashurinë, duhet theksuar emri i desantit Xhetan Daci, i cili u rreshtua me forcat e vendit kampion të demokracisë, SHBA-së, në një kohë kur kërkohej shumë sakrifica. Xhetan Daci u mbajt i izoluar për gati një vit e gjysmë. U pyet nga hetuesi i MPB-së Stavri Xhara, një prej kriminelëve më të njohur të fushës së torturës. Nuk u thye megjithëse i izoluar. Zëvendëskryetar i Degës së Hetuesisë, Fadil Kapisyzi shkruan për qëndrimin e tij:

“Xhetan Daci, qysh ditën që është kapur me zor të madh ka deponuar aktivitetin e tij, është treguar i vendosur për Legalitetin. Nga të gjitha këto paraqet rrezikshmëri shoqërore”.

Përfundimisht, Xhetani u dënua me vdekje.

Me vendimin nr.2, datë 24.1.1952, Gjykatas Ushtarake e Tiranës e përbërë nga major Mit’hat Goskova, togerët Jani Gjinopulli e Xhevdet Fishku, duke pasur pranë prokurorin toger Kulla Kulla, e deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 4 të ligjit 372, datë 12.12.1946 e dënoi me vdekje, pushkatim. U la në fuqi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë të përbërë nga: Shuaip Panariti e kapitenët e I Vangjel Kocani, Mustafa Qilimi, me vendimin nr.64, datë 12.2.1952.  Interesant është një e dhënë që iu drejtua Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Në relacionin e datës 18.2.1952 të kryetarit të Gjykatës së Lartë Shuaip Panariti, ndër të tjera thuhet: “Qëndrimi i tij para gjykatës ka qenë shumë armiqësor, asnjëherë nuk e ka dënuar veten për veprat e tradhtisë që ka bërë. Për udhëheqësit tradhtarë të Ballit e Legalitetit ka ruajtur respekt, aq sa disa herë ka qarë me lot nga malli e dashuria për ta. Kur prokurori jepte pretencën, ai është ngritur në këmbë dhe ka nderuar sipas sistemit zogist (me dorë në zemër).

Urdhri i ekzekutimit të Xhetan Dacit doli më 12.4.1952. U ekzekutua në zonën e njohur për ekzekutime në vitin 1952. Si shumë figura të qëndresës antikomuniste, emri i tij është i panjohur dhe rrjedhimisht i pavlerësuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...