Nga Kastriot Dervishi
Regjimi i Enver Hoxhës nuk ka asnjë diskutim që ishte antikombëtar, përçarës dhe luftues i unitetit kombëtar. Shqiptarët nga krahinat e ngelura jashtë njësisë politike të Shqipërisë, nga krahinat e Çamërisë dhe Kosovës kanë qenë vazhdimisht të poshtëruar e keqtrajtuar nga regjimi internacionalist proletar i Enver Hoxhës (statistika penale është vërtet e frikshme dhe pjesë e një studimi të madh gjithëpërfshirës timin). Mbeten jo plotësisht të qarta arsyet pse ky regjim antikombëtar kishte aq urrejtje e politikë goditjeje për kosovarët dhe çamët. Disa prej shkaqeve mendohet se lidhen me veçorinë e regjimit apo formën klanore e krahinore që ai mori, shto këtu karakteret e shtrembra të drejtuesve të partisë e të shtetit.
Sjellim sot një mbledhje të Byrosë Politike të vitit 1954, në të cilën diskutohen kandidatura për kryetarët e komiteteve ekzekutive të këshillave popullore të rretheve (pak a shumë ishin në rolin e kryetarit të bashkisë sot). Pavarësisht se ishte këshilli popullor që bënte “zgjedhjen”, në të vërtetë, ajo diktohej nga Byroja Politike, e cila e kishte në tabelën e emërtesave të saj këtë funksion. Enver Hoxha shprehet kundër emërimit të Taho Sejkos si kryetar i komitetit në Delvinë se ishte çam. Vendoset që të emërohet Menella Bulka. Argumente i përdorur se në Delvinë “kishte shumë çamë” nuk shkonte sepse pjesa më e madhe e popullsisë çame ishte vendosur në vende të tjera si në Vlorës, Fier, etj.
Taho Sejko u arrestua më 28.7.1960 dhe më pas u dënua me vdekje e pushkatua. Nuk i pranoi akuzat imagjinare të regjimit.