Esat Toptani dhe Çamëria

E Enjte, 05 July 2018 18:13
Esat Toptani Esat Toptani

Nga Xhafer Sadiku

Kreu i PDIU-ë kritikoi ashpër ministrin e Jashtëm, për marrëveshjen me Greqinë, duke bërë edhe një deklaratë, ku theksonte: “ Shoqata Çamëria dhe PDIU urojnë shumë që ky vit për shqiptarët të jetë vërtetë viti i Skenderbeut dhe jo i Hamzait dhe Esad Pashës së radhës”.
Megjithë se gjysma e vitit kaloi, nuk kemi parë ndonjë aktivitet shkencor që të sillte të reja as për Skënderbeun, as për periudhën në të cilën jetoi dhe luftoi. Përkundrazi, viti i Skënderbeut po i shërben pushtetit, për të sunduar dhe grabitur shqiptarët dhe për të luftuar ata që i konsideron si armiq. Dhe me fjalorin e kryeministrit që i quan kundërshtarët “opozitë esadiste”, flet edhe kreu i PDIU-ë.
Do të ishte humbje kohe t’i kushtosh vëmendje çdo politikani injorant në fushën e historisë, por ia vlen ta bësh një gjë të tillë kur është fjala për një pjesë të antarëve të PDIU-ë, të cilët janë goditur si “armiq e tradhëtarë” nga regjimi i partisë mëmë dhe kryetarit të tyre.
Kontaktet e Esad Toptanit me Çamërinë datojnë nga fundi i shekullit XIX deri në 1903, kur ai ishte në detyrën e komandantit të xhandarmërisë së Vilajetit të Janinës. Atë periudhë, vali (guvernator) i Janinës ishte Osman Pasha, me origjinë nga vendet e Kaukazit.
Në ato vite zhvillohej lufta e bandave në Maqedoni, pasojat e së cilës do të ndjeheshin veçanërisht në vilajetin e Janinës, pasiqë valiu Osman Pasha, sipas disa gazetave, ishte një antishqiptar dhe antivlleh i njohur.
Sipas Batista Pellegrinit, “dhuna që ky vali kishte ushtruar, shpërdorimi i fondeve publike, aktet imorale të tij, nuk numëroheshin”.
Valiu i pushonte nga puna, në administratën e vilajetit, shqiptarët, që ishin në shumicë nga krahina e Çamërisë, të cilët kërkonin mbrojtjen e Esad Toptanit.
Sipas Giuseppe Schiro-it, asokohe Drejtor i Institutit Oriental të Napolit, “... ngacmimet dhe shpifjet për shqiptarët nga ana e valiut Osman Pasha shkuan aq larg, sa bënë të zemërohej shpirti i Esad Pashë Toptanit, i cili nuk mundi të përmbahej dhe e goditi Valiun në prani të disa oficerëve”.
-Eshtë e tepert të thuhet sa e madhe ishte kënaqësia e shqiptarëve për këtë incident dramatik, - shkruante Skiroi. - Por në Stamboll filluan intrigat në mbrojtje të valiut, madje u pagua ar për të larguar Esad Pashën nga Janina.
Esad Pashën e transferuan në Shkodër dhe ditën që u largua, - sipas Skiroit, - u përshëndet “… nga një demonstratë masive popullore”.
Largimin e Esad Pashës nga Janina e përcolli edhe agjencia italiane e lajmeve, e cila bënte të ditur se “... bota e përcuallnë me madhështi duke dëftyer një simpati të madhe për të”.
Pas largimit të Esad Pashës, valiu “... i hoqi nga puna gjithë shqiptarët që gjendeshin në punë në qeveri”.
Konflikti midis Esat Pashës dhe valiut Osman Pasha do të kishte jehonë edhe në vitet që do të vinin.
Gazeta “Dielli”, me 15 nëntor 1907 shkruante:
“...Osman Pasha jo vetëm që i ndoqi me sa mundi miqtë e Esad Pashës, po edhe ata xhandarë që ishin pas Esad Pashës”.
Gazeta në fjalë i kushtonte një shkrim ish-truprojes së Esad Pashës në Janinë, Riza Velçishtit* të cilin pas transferimit të Esad Pashës, valiu e largoi nga Janina për në Manastir, si ushtar.
Gazeta “Lirija” shkruante se valiu Osman Pasha “... s’la njeri pa bërë liksht, s’la poshtërsi pa bërë; punë e tij ish të lëndojë, të dënojë botën; ish dhe armik i lik i kombit tënë”.
Për të mos e lodhur lexuesin, duke qenë se për periudhën 1878-1928 kam botuar një libër me 450 faqe, duhet theksuar se: sa kohë që Esad Toptani ishte komandant i xhandarmërisë në Vilajetin e Janinës, shqiptarët dhe vllehët kishin një mbrojte të sigurt.
Është e dukumentuar se Esad Toptani, gjatë ushtrimit të detyrës, nuk bënte diferencime mbi baza nacionale dhe fetare, gjë që i jep nder emrit dhe veprës së tij. Nuk është rastësi që këtë fakt e përmend edhe At Gjergj Fishta. Nuk është rastësi që në qeverinë e tij kishte si ministër të jashtëm intelektualin Pal Tërka, drejtor doganash, Leonidha Nacin, të taksave një tjetër të krishter etj.
Esad Toptanin e quajtën “tradhëtar” veglat e pista të të huajve, politikanët kusarë dhe imoralë të kohës së tij, që më vonë i dorëzuan kurorën e Shqipërisë Viktor Emanuelit të Tretë.
Esat Toptani nuk është dënuar nga ndonjë gjykatë për tradhëti, përvec xhonturqve që ishin një organizatë “masono-bolshevike”.
Ishte shoqëria masono-bolshevike “Bashkimi” dhe padronët e tyre të huaj që e vranë Esad Toptanin dhe shumë shqiptarë të tjerë atdhetarë.
Demonizimi që i bëjnë Esad Pashë Toptanit politikanët injorantë dhe hajdutë, thjesht i diskrediton ata vet dhe fyen elektoratin e tyre të denigruar, dënuar dhe poshtëruar nga regjimi që këta politikanë i shërbyen me zellin e lakeut.
Të persekutuarit politikë dhe njerëzit e ndershëm që e kanë pësuar nga ajo parti që e pësuan edhe figurat historike si Esad Pashë Toptani dhe qindra të tjerë, duhet tu tregojnë vendin arrogantëve injorantë dhe politikanëve kusarë.
______________
Për më tepër lexoni:
Battista Pellegrini, “Verso la Guerra?” Romë, 1906.
Giuseppe Schiro, “Gli Albanesi e la Questione Balcanica”, Napoli, 1904.
Gazeta “Drita”, 17 janar 1903, f.4.
Gazeta “Drita”, 14 shkurt 1903, f. 3.
Gazeta “Dielli”, 15 nëntor 1907, f. 1.
Gazeta “Lirija”, 27 dhjetor 1908.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...