Modeli hoxhist i tradhtisë dhe esatizmi sa për shembull

E mërkurë, 11 July 2018 18:46
Faksimile librit ku bëhet fjalë për takimin Wilson-Toptani në vitin 1919 Faksimile librit ku bëhet fjalë për takimin Wilson-Toptani në vitin 1919

Nga Kastriot Dervishi

Për të përligjur dështimet e tij në qeverisje, sidomos atë që lidhet me moshapjen e negociatave me Shqipërinë, kryeministri Rama për të etiketuar “tradhtarët e brendshëm” (armikun e klasës së komunizmit) përdori një krahasim historik në lidhje me esatistët, duke nënkuptuar ithtarët e Esat Toptanit, të cilët sipas tij duhej të kishin shkaktuar dëme të tmerrshme në historinë e vendit. Pavarësisht se gjithmonë analizohen pasojat e një dukurie negative dhe gjatësia kohore e tyre, këtu te ne janë mësuar ta kenë gati “tradhtarin” si stok e si material pa ditur asgjë për të. Sigurisht në këto krahasime, ndërsa shpiken etatistë, hoxhistët antiperëndimorë që janë ithtarët e E.Hoxhës, as zihen në gojë. Për Ramën modeli i tradhtisë duhej gjetur te EsatToptani se p.sh. Enver Hoxha, kampion antieuropian i Shqipërisë nuk duhej guxuar e marrë shembull si i tillë. Le të bëjmë disa krahasime sa mund të jetë shembull tradhtie Esat Toptani e sa mund të jetë Enver Hoxha.

Esat Toptani zë fare pak vite në jetën e shtetit shqiptar, krahasuar me Enver Hoxhën. Aktiviteti i tij brenda shtetit në 106 vjet të jetës së tij llogaritet në rreth 2 vite, të të cilat, në pozita vullnetare mbrojti Shkodrën duke mundësuar që ajo t’i ngelej Shqipërisë me vendimin e 22 marsit 1913 të Konferencës së Ambasadorëve në Londër; kryesoi delegacionin shqiptar që i ofroi kurorën e fronit Wiedit; ishte ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Vlorës; ministër i dy ministrive në qeverinë e parë të Turhan Përmetit; kryeministër në tetor 1914 deri në janar 1916; shtypi dhe dënoi me vdekje Haxhi Qamilin e grupin e tij, u radhit në krah të Antantës në Luftën e Parë Botërore dhe në fund u vra për konkurrencë politike nga qeveria e Tiranës.

Pikëpamjet politike të tij EsatToptanit ia ka shprehur presidentit amerikan Wilson në prill 1919 me anë të një memorandumi si dhe gjatë bisedës me të. Toptani u deklarua me parimet e presidentit të Wilsonit “dhe më e pakta që ai priste, ishte që Shqipëria të mbetej në kufijtë e vitit 1913” (duke nënkuptuar si kërkesë maksimale Shqipërinë natyrale), si dhe kërkoi një mandat amerikan mbi Shqipërinë, “duke shprehur besimin absolut të shqiptarëve te SHBA”. (shih Harris Silajxhiç. “Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit”, Tiranë 1999, faqe 120). Kërkesa për një mandat amerikan mbi Shqipërinë, është krejt origjinale dhe nuk shihet te asnjë politikan shqiptar i kohës. Sigurisht do ishte shumë pozitive për Shqipërinë nëse do ishte realizuar qysh në atë kohë. Esati Toptani nuk krijoi ndonjë formacion politik. Ithtarët e tij nuk krijuan në vijimësi pas vitit 1920 ndonjë rrymë politike që të meritojë të quhet esatiste.

Nëse marrim në analizë hoxhizmin do vërejmë shumë dukuri interesante. Së pari Rama është kryetari i katërt i partisë hoxhiste, e cila u formua nga jugosllavët Miladin Popoviç e DushanMugosha në vitin 1941, si dhe ka një pjesë të rëndësishme të zgjedhësve të tij pikërisht hoxhistët, të cilët cilësi të parë kanë karakterin antieuropian e antiamerikan. Enver Hoxha e nxori Shqipërinë nga Europa qysh në vitin 1944. Bëri marrëveshje antikombëtare me Jugosllavinë si ato të bashkimit doganor, unifikimit të monedhës, u lidh me armiqtë historikë të Shqipërisë, ishte kundër Europës e SHBA-së, etj. Ndërtoi një regjim eksperimental kriminal dhe pa standarde jetese dhe iu largua Europës në gjithë vitet e ekzistencës së pushtetit të tij.

Tani hajde të krahasojmë 2 vite të Esat Toptanit me plot 41 vjet pushtet të Enver Hoxhës. Pastaj të të flasin në kemi problem etatizmin apo hoxhizmin.

Modifikuar më E mërkurë, 11 July 2018 19:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...