Nga Kastriot Dervishi
Procesi ndaj grupit të dyshuar si të lidhur me ata që vranë Bardhok Bibën u zhvillua me të shpejtë. Si edhe rastet e tjera të këtij lloji, procesi ishte i parregullt edhe nga ana administrative. I vetme hetues që merret vesh ishte nëntoger Isuf Kullolli. Nuk figurojnë hetues të tjerë dhe as procese ndaj të pandehurve. Janë futur në dosjen hetimore-gjyqësore edhe proceseve të të pandehurve të viteve të mëparshme. Të pandehurit janë arrestuar më 11.8.1949. Çështja u gjykua nga Gjykata e Lartë Ushtarake, me veprim në Rrëshen e përbërë prej nënkolonel Bilibil Klosit, kapiten I Sotir Spiros, kapiten II Nonda Papulit, duke pasur pranë prokurorin e ushtrisë major Misto Bllaci. Gjykimi është zhvilluar i shpejtë, pa asnjë logjikë juridike. Brenda vendimit ka edhe gabime emrash, mungesë argumentesh, etj. Të pandehurit u cilësuar me përjashtim të njërit “të gjithë bashkëpunëtorë të bandave të armatosura”. U akuzuan në bazë të ligjit nr.372, datë 12.12.1946 “Mbi fajet penale kondra popullit dhe shtetit”. Me një faqe e gjysmë pretencë, prokurori kërkoi gjykim me procedurë të shpejtuar.ai thoshte se veprimtaria e “bandës” së “armiqve të popullit” Ndue Bajraktari dhe Ndue Pjetër Gjomarkaj, nuk do kishte mundësinë të zhvillohej pa ndihmën e të pandehurve. Asnjë provë nuk solli prokurori për të mbështetur akuzat e tij, ndërsa e lidhi ngjarjen me “imperialistët amerikanë” dhe “trockistët titistë”. Me vendimin nr.98, datë 16.8.1949 gjykata dha këto dënime, shoqëruar me heqjen e të drejtave civile dhe konfiskimin e pasurisë:
Të dënuarit me vdekje, radhitur sipas moshës
1-Ndue Gjon Fusha, 19 vjeç
2-Ndrec Mark Ndou, 24 vjeç
3-Bardhok Dodë Gjini (Lleshi), 30 vjeç
4-Pjetër Dodë Vila, 34 vjeç, varje në litar
5-Dodë Mark Biba, 37 vjeç varje në litar
6-Nikollë Bardhok Bajraktari, 39 vjeç
7-Dodë Llesh Paloka, 41 vjeç, varje në litar
8-Preng Shkurt Nikolla, 43 vjeç
9-Gjin Gjokë Kaçi, 45 vjeç
10-Gjergj Keq Beloshi, 48 vjeç
11-Frrok Ndue Mata, 53 vjeç
12-Nikoll Llesh Bajraktari, 59 vjeç
13-Llesh Gjon Mëlyshi, 66 vjeç
14-Dedë PrengGjomarkaj, 67 vjeç, varje në litar
Dënimet e tjera:
-Ndue Gjon Fusha, 19 vjeç, burgim i përjetshëm
-Prengë Gjeto Çupi, 33 vjeç, me 20 vjet burgim
-Mark Prengë Marku, 44 vjeç, me 20 vjet burgim
-Nikollë Gjokë Gjini, 31 vjeç, me 20 vjet burgim
-Llesh KolëToma, 40 vjeç, me 20 vjet burgim
-Mark Dedë Gjomarkaj, 30 vjeç, me 20 vjet burgim
-Gjon Mark Ndoja, 20 vjeç, me 15 vjet burgim
-Zef Shkurt Maca, 36 vjeç, me 15 vjet burgim
-Dodë Gjok Vuka, 39 vjeç, me 15 vjet burgim
-Llesh Ndue Gjoni, 65 vjeç, me 15 vjet burgim
-Marka NikollTuçi, (nuk i shënohet mosha), me 10 vjet burgim
-Kolë Ndue Gjomarkaj, 66 vjeç, me 10 vjet burgim