Nga Kastriot Dervishi
Në 24-28 maj 1944, sipas modelit tërësisht jugosllav, komunistët organizuan kongresin e Përmetit, që ishte edhe themeli i pushtetit të tyre të uzurpuar. Një klasë politike krejt diletante, e paaftë e për më tepër me veti kriminale, po bëhej gati të vendosej në pushtet. Në kongresin në fjalë janë bërë një mori fotosh. Shoku Miladin e ka kursyer veten. Një prej fotove më tipike jashtë sallës së kongresit është edhe kjo që paraqitet sipas origjinalit dhe sipas censurës. Nga origjinali janë hequr nga e majta: i panjohur, Mustafa Gjinishi, Sejfulla Malëshova, Liri Gega, Ramadan Çitaku. Kanë ngelur (fotoja e retushuar): SpiroMoisiu, Omer Nishani, Enver Hoxha, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Hysni Kapo.