I dënuari me 43 vjet heqje lirie në vitet 1944-1987

Hënë, 03 September 2018 18:47
Sami Dangëllia në fillim të vuajtjes së dënimit dhe në vitet e fundit të jetës Sami Dangëllia në fillim të vuajtjes së dënimit dhe në vitet e fundit të jetës

Nga Kastriot Dervishi

Sami Selim Dangëllia, lindur më 1920 në Menkulas të Devollit është personi që i vetëm ka bërë plot 38 vjet burg dhe 5 vjet internim. Skeda penale e Sami Dangëllisë është kjo:

1944 – 1954 burgosur

1954 – 1959 internuar

1959 – 1987 burgosur

1-Dënimi i parë

Në dhjetor 1944 u arrestua. Më 28.5.1944 komisionit të hetimeve i krimeve i deklaroi: “...nuk kam bërë asnjë vrasje, vjedhje, plaçkitje, arrestime, tortura dhe të tjera”. Mohonte të kishte qenë në radhët e Ballit Kombëtar. Samiu kishte bërë në mars 1943 një kurs karabinierie në Itali dhe në tetor 1943 një kurs xhandarmërie në Tiranë. Kishte shërbyer në Tepelenë dhe Tiranë me detyra zyre. Në gusht 1944 duke qenë xhandar, iu përgjigj thirrjes së lëvizjes nacionalçlirimtare dhe kaloi në radhët e brigadës së dytë ku shërbeu për 3 muaj. Sami Dangëllia u dënua në një grup ku bënin pjesë 26 persona. Akuzohej se kishte bërë një kurs karabinierie, e më pas kishte hyrë në radhët e Ballit Kombëtar. Thuhej se “vazhdonte tradhtinë duke përhapur parulla disfatiste kundra pushtetit dhe ushtrisë”. Me vendimin e Këshillit Gjyqësor Ushtarak të Korçës të përbërë nga: Koço Prifi, PetroNadelli, Myftar Muço, duke qenë pranë prokurori Nevzat Haznedari, më 8.11.1945 në kinema “Majetik” në Korçë u dënua me burgim të përjetshëm. Në këtë proces, Sadik Vrecka, Veli Zleusha, Haxhi Arëza u dënuan me vdekje. U përdor si bazë ligjore ligjin nr.41, datë 14.1.1945 “Për organizimin e gjykatave ushtarake”. U liruar nga burgimi në shtator 1954. Nuk ka të dhëna për kampet apo burgjet ku vuajti dënimin.

Internimi

Sami Dangëllia, “fshatar i pasur”, përmendet një vendimin nr.1, datë 29.5.1954 (numri rendor 11), të Komisionit të Dëbimeve e Konfiskimeve në MBP, sepse qenia e tij i lirë “paraqiste rrezikshmëri”, e për këtë arsye internohej në Kampin nr.2 në Shtyllas Feri. Internimi i fillonte më 26.10.1954 dhe i përfundonte pas 3 vjetësh . Pavarësisht vendimit, Sami Dangëllia me profesion murator dhe marangoz në fermën “29 Nëntorit” Lushnjë, sektori Gradishtë figuron si i internuar.

2-Dënimi i dytë

Më 2.11.1959 Sami Dangëllia duke qenë i internuar, së bashku me shokun e tij Haxhi Mekolli (vitlindja 1926, liruar nga burgu më 19.7.1959) të dënimit të parë (edhe ai i internuar), synoi arratisjen, por u ndaluan në  postën kufitare të Nikolicës në Rrethin e Korçës. Nisen nga Lushnja më 22.10.1959 me 4 kilogram biskota, në Korçë kishin qenë më 31 tetor dhe të nesërmen duke u gdhirë muaji vijues ishin nisur në kufi, por këtu ishin kapur nga forcat e kufirit. Sami Dangëllia, deklaronte se kërkonte të arratisej për të shkuar te daja i tij, Abdyl Demir Aliu. Të njëjtën ditë, por në Korçë, fillon çështja penale nga hetuesi Petro Tasellari me akuzën e nenit 64-14 të Kodit Penal. I pyetur më 3.11.1959 Dangëllia deklaronte se donte të arratisej jashtë vendit për të shkuar te daja, sepse i ishte mërzitur ky regjim që pasi e kishte burgosur, e kishte internuar në Lushnjë ku bënte një jetë të keqe. Ideja e parë kishte qenë që ai të arratisej në Greqi e më pastaj të hidhej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Adresat e njerëzve të vet i kishte të gjitha. Pasi ishte sanksionuar arrestimi në Korçë, çështja është transferuar në Lushnjë, atje ku ishte edhe “qendra e banimit” e Sami Dangëllisë. Hetuesi toger Llazar Gogu, më 4 nëntor 1959 zhvillonte të njëjtën pyetësi që ishte bërë edhe në Korçë. Hetuesi merr të njëjtat përgjigje që kishte marrë për kolegu i tij në Korçë. Çështja gjykohet në Gjykatën Ushtarake të Tiranë e përbërë nga Llazi Polena, Uan Lushnjari, Nasho Lito. Me vendimin nr.6, datë 13.2.1960, gjykata i deklaroi fajtorë dy të pandehurit dhe i dënoi me nga25 vjet heqje lirie, aq sa kërkoi prokurori . Pas dhënies së dënimit, ka një informacion për vuajtjen e dënimit në repartin nr.303 Elbasan (fabrika e çimentos).

3-Dënimi i tretë në revoltën e Spaçit

Duke vuajtur dënimin, Sami Dangëllia u përfshi në revoltën e Spaçit të 21 majit 1973. Ai u dënua në grupin e parë të revoltës, prej të cilit u pushkatuan 4 veta: Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajro Pashaj, Pal Zefi. U pyet nga hetuesi Sali Budo. Nuk deponoi asgjë. Mohoi çdo gjë. Me vendimin nr.1, datë 23.5.1973 Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor dhe për pjesëmarrjen në një organizatë kundër pushtetit popullor, me qëllim për të kryer krimin e sabotimit ekonomik, agjitacionin e propagandës dhe në bazë të neneve 76, 72, 28, nenit 73/11 të Kodit Penal e dënoi me 25 vjet heqje lirie. Dërgohet në Burgun nr.321 Burrel. Më 13.4.1982 zhvendoset në kampin nr.309 Ballsh, e me mbylljen e tij në vitin 1983 në kampin nr.305 Përparim (Sarandë).

4-Vdekja në kamp

Sami Dangëllia vdes më 23.4.1987 në Përparim nga një shok hemorragjik dhe varroset po këtu. Meqë nuk u paraqit askush nga familja, sipas procesverbalit të datës 17.12.1987 teshat iu dogjën, ndërsa disa gjëra simbolike iu dhanë kushëririt Avzi Dangëllia që ishte i burgosur në këtë kamp.

Modifikuar më Hënë, 03 September 2018 19:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...