Nga Kastriot Dervishi
Megjithëse ishte viti 1979, elementi i besnikërisë dhe militantizmit komunist kapërcente normat profesionale. Një rast i tillë ishte edhe me shofer Abedinin. Deri atë çast ai kishte shërbyer për të çuar shokët e Komitetit Qendror në lloj-lloj inspektimesh poshtë e përpjetë, pavarësisht se i përkiste radhëve të klasës punëtore, u emërua arkivist në Arkivin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Pavarësisht se vitet kanë ecur, nuk na janë as sot këto metoda nga e kaluara komuniste.