Nga Kastriot Dervishi
Vijojmë ciklin e manipulimit të fotove historike. Më 28 nëntor 1944 Enver Hoxha hyri në Tiranë duke ardhur nga rruga e Elbasanit. Për herë të parë dilte para popullit të kryeqytetit. Bëri një xhiro të gjatë. Ndryshe nga foto e luftës, nuk është i zhubravitur, por i hekurosur e pispillosur. Kjo xhiro e kryeministrit të qeverisë së rigonit, instaluesit të krimit dhe fukarallëkut është pasqyruar në disa foto. Pak prej tyre janë përdorur në libra dhe albume të ndryshme. në krah të djathtë të E.Hoxhës gjatë hyrjes së Tiranë është Koçi Xoxe. Për shkak se në asnjë botim nuk duhej të shfaqej pamja e tij, është paraqitur fotoja në këtë formë.