1984/Shihni kush ka drejtuar Shqipërinë. Biseda e diktatorit për delet e zeza

E Enjte, 20 September 2018 18:14

Nga Kastriot Dervishi

Komunizmi, anën kriminale të tij e ka të lidhur ngushtë me ekonominë e dobët. Udhëheqësit komunistë sa gjakatarë ishin në drejtimin politik, aq ishin edhe injorantë në drejtim të ekonomisë. Procesverbalet e bisedave të tyre, janë tekste të jashtëzakonshme humori që na tregojnë në çfarë derexheje përfundoi ky shtet me të tillë njerëz. Kam përzgjedhur disa ekstrakte bisedash. Më 16.10.1984 Sekretariati i KQ të PPSH-së dhe të ftuar, diskutoi një rend dite të përbërë prej 6 pikash, e para e të cilave ishte problemi i mishit, i cili kishte kohë që ishte zhdukur nga tregu si mall normal dhe jepej vetëm me miqësi ose me kufizim e me tallona. Në mbledhjen në fjalë merrnin pjesë: Enver Hoxha, Ramiz Alia (sekretar i KQ), Adil Çarçani (kryeministër), Besnik Bekteshi (zëvendëskryeministër), Harilla Papajorgji (kryetar i Komisionit të Planit). Udhëheqësit e Byrosë apo të Sekretariatit, të “gjithëditur”, diskutonin për gjithçka. Duke lexuar këto rreshta, kuptohet më mirë kush e ka drejtuar Shqipërinë.

Pjesë nga debati në Sekretariat

Shoku Besnik Bekteshi: Me gjithë dëborën e madhe...edhe me blegtorinë jemi mirë në këtë periudhë.

Shoku Adil Çarçani: Lindja e qengjave deri tani ka shkuar normalisht, dëmet kanë qenë të pakta.

Shoku Enver Hoxha: Tani që përmende qengjat, mu kujtua një emision që pashë mbrëmë në televizor. Paraqiste një tufë delesh e qengjash. Te kjo më bëri përshtypje numri i madh i deleve të zeza. Qengja dhe dele të zeza ka, por tek-tuk, kurse në atë tufë kishte shumë. Pse nuk i shtojmë ato? Kanë ndonjë ndryshim nga delet e bardha?

Shoku Adil Çarçani: Ndonjë ndryshim në prodhimtari ose cilësinë e qumështit e të mishit nuk kanë, por që kur janë shtuar racat e bardha, të zezat janë duke pakësuar.

Shoqja LenkaÇuko: Përmirësimi racor e ka prishur delen e zezë.

Shoku Enver Hoxha: Po e prishur ka qenë ajo, se gjithmonë rrallë ka pasur dele të zeza, kurse në tufën që paraqiti mbrëmë televizori, kishte shumë të tilla.

Shoku Ramiz Alia: Unë kur e pashë, mendova mos kishte ndonjë defekt gjatë transmetimit, aq të errëta ishin figurat në ekran, pastaj vura re që delet ishin të zeza.

Shoku Adil Çarçani: Në atë emision bëhej fjalë për tufën e Progonatit dhe më bëri përshtypje sa ishin rritur qengjat...Kooperativa bujqësore e Progonatit ka dalë me disa tregues jashtëzakonisht të mirë në blegtori, shoku Enver. Ata ju kanë dërguar një letër, me të cilën ju njoftojnë arritjet e tyre. Për këtë më tha në telefon, sekretari i parë i Rrethit të Tepelenës.

Shoku Enver Hoxha: Kam dhënë porosi t’u bëjnë ndonjë letër përgëzimi në emrin tim, se u vjen mirë lebërve.

Shoku Adil Çarçani: Mirë do ishte se e duan delen ata, janë të lidhur ngushtë me bagëtinë e imët, qengjat e kecat e vegjël i marrin dhe i mbajnë afër zjarrit derisa të kalojnë periudhën e vështirë pas lindjes, tamam si fëmijët.

Shoku Enver Hoxha: Posi, këtë e kanë në traditë ata.

Modifikuar më E Enjte, 20 September 2018 18:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...