Radhët e vajgurit dhe gatimi në wc në komunizëm

Hënë, 24 September 2018 18:44

Nga Kastriot Dervishi

Në këto foto shihen radhët e vajgurit gjatë periudhës së komunizmit. Nuk dihen cilët janë fotografët apo operatorët e këtyre fotove që tregojnë Shqipërinë e vërtetë, jo atë të propagandës e paradave boshe, por pamjet që ata na kanë sjellë, kanë mundur të mos harrohen radhat e gjata të komunizmit. Vajguri nëpërmjet furnelës që shihet në foto ishte lënda e thuajse e vetme që përdorej për gatim, larje rrobash dhe të trupit. Vajguri shitej në bazë të triskave që ndanin këshillat e lagjeve në bazë të frymëve të familjeve. Me gjithë triskëtimin, furnizimi i familjeve me vajgur nuk bëhej i rregullt. Si edhe çdo artikull tjetër që shitej, edhe shitja e vajgurit shoqërohej me radha të gjata. Ndërsa në raste të ngjashme duhej vendosur si shenjë ndonjë shishe apo trastë, në rastin e vajgurit, pamja ishte mbresëlënëse sepse këtë funksion e kryenin bidonët, të cilët të bërë nga duart të ndryshme e nga llamarinistë po kaq të pangjashëm, ishin të formave e llojeve të larmishme. Bidoni "luksoz" ishte ai që kishte një hinkë interesante. Familjet që kishin pensionistë, ishin disi të privilegjuara e të sigurta se vajgur do të mund të merrnin pas disa orësh mundim pritës, apo pas disa ditësh pas një heroizmi të vërtetë shekullor. Mungesa e vajgurit në shtëpi bënte që veza e mundshme apo speci i përhershëm të mos skuqeshin për përfaqësuesit e klasës punëtore, që e shtuna komuniste e larjes së trupit të mund të dështonte (e duhej pritur deri të shtunën vijuese), etj. Në apartamentet e vogla e jashtë standardit, furnela vendosej në hale (përndryshe wc). Në të njëjtin mjedis të ngushtë, ku kryheshin nevojat personale, zihej grosha, skuqej sardelja, etj. Në asnjë regjim tjetër veç atij komunist, asnjë pushtues, nuk e ka detyruar shqiptarin të gatuajë në hale. Prandaj shihini mirë këto foto dhe kujtoni se kolerën komuniste e keni pasur vetëm pak vite larg.

Modifikuar më Hënë, 24 September 2018 18:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...