Nga Kastriot Dervishi
Në vitin 1947 diktatori i Shqipërisë zhvilloi vizitën e parë në Bashkimin Sovjetik ku takoi babanë e tij shpirtëror Stalinin. Fotot e vetme zyrtare të këtij takimi janë atë të zhvilluara gjatë një parade fizkulture në Moskë. Sovjetikët nuk lejuan foto të tjera të takimit zyrtar. Arsyet nuk dihen, por as në filmat e kronikat e kohës nuk ekziston ndonjë pamje duke shtrënguar duart e diktatorit të madh sovjetik me diktatorin e vogël të Shqipërisë. Vite më vonë, pikërisht në 1979-n, Shqipëria festoi 100 vjetorin e lindjes së Stalinit, duke dëshmuar më shumë se kurrë stalinizmin e saj. Në këtë kuadër, Enver Hoxha nxori librin e tij “Me Stalinin”. Nga mungesa e fotove intime, apo nga prania në to edhe të të tjerëve si p.sh. Koçi Xoxe, si kopertinë e librit u zgjodh kjo foto e stadiumit. Diktatori sovjetik kushedi çfarë sheh në largësi. Ky i joni e sheh nga larg, por gjithsesi nuk është aq afër sa e manipulon foton në vitin 1979.