Nga Kastriot Dervishi
Një regjim i ngritur vetëm me mashtrim e propagandë, e shihte historinë vetëm si formë agjitacioni ndaj “njeriut të ri” (qenie njerëzore e verbër e bindur ndaj çdo gjëje, e cila besonte lehtësisht çdo gënjeshtër që i sillte Partia e Punës). Më 23.2.1949 u organizua ceremonia e hekurudhës Durrës-Tiranë. Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë shumë udhëheqës. Nga origjinali i fotos (sipër) janë hequr nga radha e dytë Beqir Balluku dhe Sadik Bekteshi. Ndërsa në albumet e pas vitit 1981 së bashku me fotot e hequra është shtuar edhe koka e Mehmet Shehut.