Nga Kastriot Dervishi
Ishte zakon i moçëm i Partisë së Punës që pas përfundimit të kongresve bënin foto në shtëpinë ku u themelua PKSH-ja dhe bënin një foto atje. Fotot e viteve 1948, 1952, 1956, 1961, 1966, 1971, pothuaj nuk janë përdorur nëpër albume sepse prania e elementit antiparti në to ishte shumë e madhe. Fotoja model, e rreshtimit gjarpërues në këtë shtëpi i takon vitit 1976. Në përfundim të kongresit të 7 të PPSH-së, anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike kanë vizituar shtëpinë ku u themelua partia. Kjo foto është botuar në dy variante të ndryshme. Fotoja origjinale është botuar në albumin e vitit 1980. E dyta, pas dallgëve të "grupeve armiqësore" (lufta brenda llojit) të viteve 1981-1983 është botuar në albumin e vitit 1983. Janë hequr kësisoj: Kadri Hazbiu, Fiqret Shehu, Mehmet Shehu.