Dëshmorë agjentët e Moskës edhe ata që luftonin me tuberkulozin si Ali Kelmendi

E Enjte, 20 December 2018 18:05
Ali Kelmendi, njëri nga "dëshmorët" që u "vra" nga tuberkulozi në Paris në vitin 1939 Ali Kelmendi, njëri nga "dëshmorët" që u "vra" nga tuberkulozi në Paris në vitin 1939

Nga Kastriot Dervishi

Gjatë regjimit komunist, rëndësi për shpalljen e një dëshmori pikësëpari kishte të ishte komunist. Regjimit i duheshin dëshmorë ideologjikë për ceremoni e për të ngritur grushtin në varreza. Kushti i parë nuk ishte rënia për atdhe, por rënia për komunizëm. Në këtë kuptim edhe persona të vrarë në lëvizje antikushtetuese si p.sh. ajo e vitit 1936 gjatë regjimit të Mbretit Zog, u futën me vendime si dëshmorë.

Sipas dekretit nr.4558, datë 18.10.1969dëshmorë quheshin të vrarët në luftë “kundër armiqve të jashtëm dhe të brendshëm, për lirinë, pavarësinë kombëtare, demokracinë, ose për kauzën e proletariatit të vendeve të tjera”,ata persona që të frymëzuar nga idetë e internacionalizmit proletar luftuan me armë në dorë dhe dhanë jetën në fushat e betejës në radhët e brigadave ndërkombëtare në luftën e Spanjës ose gjetkë”, ata midis periudhës 7 prill 1939 – 9 maj 1945, si dhe ata që ishin vrarë “në luftë e përpjekje me armiqtë e jashtëm e të brendshëm, për mbrojtjen e kufijve të atdheut, për mbrojtjen e fitoreve të revolucionit popullor”. Duke qenë të kujdesshëm që dëshmorët të ishin vetëm të grupit komunist, dekreti ka edhe këto fjalë: “Në asnjë mënyrë nuk mund të futen në kategorinë e viktimave ata persona që duke qenë të inkuadruar në radhët e Ballit Kombëtar apo Legalitetit, janë vrarë rastësisht nga armiku”. Se ballistët e zogistët armiku i vriste “rastësisht”, ndërsa komunistët i vriste me të vërtetë. Mbi bazën e këtij dekreti, varrezat e dëshmorëve ishin të ndara në tre parcela: të para vitit 1921, të viteve 1939-1945 dhe pas vitit 1945. Në të tria parcelat, simbolika e yllit të kuq komunist ishte detyruese. Siç vihet re, lufta e Spanjës e viteve 1936-1939 vlerësohet sepse të ashtuquajturat “brigada ndërkombëtare” ishin në shërbim të Bashkimit Sovjetik e synonin ta benën Spanjën vend bolshevik. Për fat të mirë nuk ia dolën. Gjatë viteve të demokracisë u bë një ligj tjetër për dëshmorët, në të cilin u fut edhe data 5 maj si ditë përkujtimore e tyre. Kështu, me ligjin nr.8607, datë 27.4.2000 “Statusi i dëshmorit të atdheut” sërish nuk hiqet dorë nga lufta e Spanjës. Në projektligjin e këtij viti, ende mbahen si dëshmorë këta të luftës së Spanjës.

Dëshmorët ideologjikë

Duke qenë se çështja e dëshmorëve është vendosur në pjesën më të madhe të saj gjatë regjimit komunist, për interes të tij, si dhe është kthyer në punë qokash krahinore, në listën zyrtare do vëresh lloj-lloj budallallëqesh. Do gjesh të vrarë nga atentate, të vrarë në lëvizje kundër shtetit shqiptar apo të vdekur nga sëmundjet. Po ashtu në listë gjenden edhe 33 komunistët e vrarë në betejat kundër Prek Calit, në vitin 1945. Disa shembuj nga lista zyrtare:

-Avni Neim Rustemi nga Libohova, vdekur më 22.4.1924, vrarë për hakmarrje, shpallur me vendimin nr.3608, datë 26.11.1962.

-Halim Xhelo Skëndo nga Tërbaçi, vdes në Moskë nga një sëmundje veshi, në vitin 1937 gjatë kohës kur po diskutohej formimi i partisë komuniste shqiptare, shpallur me vendimin e qershorit 1974. Këtij nuk i dinë as vendin e vdekjes sepse e kanë shkruar në Paris.

-Riza MusaCerova nga Cerova, ish agjent i Kominternit, vrarë pas dështimit të kryengritjes së Fierit të vitit 1936, shpallur me vendimin nr.187, datë 27.12.1969.

-Ali Sulejman Kelmendi nga Peja,shpallur me vendimin nr.102, datë 14.11.1969.ky ishte ndër komunistët e parë, ndër agjentët më aktivë të Moskës. Vdiq në Paris në vitin 1939 dhe në vitin 1947 eshtrat iu sollën në Korçë, si “dëshmor”. Nëse do ishte që ata që luftojnë në krevat me tuberkulozit duhen shpallur dëshmorë, duhet standard tjetër pastaj.

Modifikuar më E Enjte, 20 December 2018 18:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...