Haki Isufi (Slatina), tre herë i dënuar, 30 vjet i burgosur

Diel, 06 Janar 2019 17:32

Nga Kastriot Dervishi

Me 30 vjet e 8 ditë burgim, Haki Isufi nga Slatina e Mokrës është në listën e personave që vuajtën më shumë heqjen e lirisë gjatë komunizmit. I lindur në vitin 1919, mundi të jetojë vetëm disa muaj i lirë në vitin 1954, për t’u burgosur sërish e për të dalë pas shumë vjetësh burgim. Vuajtje që fillojnë nga viti 1949 e përfundojnë në vitin 1980.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1949-1953: 4 vjet

1954-1980: 26 vjet

-Mosha në fillim të dënimit: 30 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 61 vjeç

Dënimi i parë

Nëpunësi i kooperativës bujqësore të Çërravës u arrestua herën e parë më 2.1.1949 së bashku me shokun e tij Aqif Emin Hysenbegasi. Të dy kaluan kufirin më 4.12.1948 nëpërmjet fshatit Kalisht dhe pasi mbarojnë një vizitë në Strugë u kthyen. Akuzohet në bazë të dekretligjit nr.423 datë 16.04.1947, “Mbi lëshimin e pasaportave” dhe ligjit nr.372, datë 12.12.1946 “Për fajet kundër popullit e shtetit”. Gjykohet nga Gjykata Ushtarake e Korçës. Me vendimin nr.53, datë 24.9.1949 gjykata deklaroi fajtor duke e dënuar me 5 vjet burgim. Një vit më pak u dënua shoku i bashkëarratisjes . Lirohet nga burgimi në vitin 1953.

Dënimi i dytë

Haki Isufi u arrestua sërish, së bashku me vëllain Xhevit Isufi, dhe vëllezërit Hami Meta dhe Veiz Meta. Hakiu dhe vëllai u arrestuan më 13.9.1954, ndërsa dy të tjerët më 27.10.1954. U gjykua nga Kolegji i Gjykatës Speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme i përbërë nga gjeneral-major Delo Balili, gjeneral-major Zoi Themeli dhe kolonel Rexhep Kolli. Procesi i shkurtër u zhvillua në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë. Vendimi ishte i shkurtër e i thatë. U akuzuan për tentativë arratisje pa u nisur drejt kufirit. Gjykata i deklaroi fajtorë në bazë të nenit 64/10 të Kodit Penal dhe Haki Isufin e dënoi me 25 vjet heqje lirie e punë të detyruar. Të tjerët u dënuan 20 dhe 15 vjet burgim .

Ridënimi

Duke vuajtur dënimin në vitin e 20 të vuajtjes, në Spaç, Haki Isufi u arrestua më 24.9.1974. U akuzua në bazë të nenit 73 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë. Dy herë Gjykata Popullore e Rrethit Mirditë e ktheu çështjen si të paplotë, më 21.12.1974 dhe 27.2.1975 pasi nuk provoheshin akuzat. Gjatë zhvillimit të procesit, Haki Isufi tha se dëshmitari i parë tre herë kish bërë dëshmi të rreme, i dyti me të dhëna të mëvonshme dhe i treti kishte probleme mendore. Më në fund, me vendimin nr.45, datë 18.7.1975 vendosi dënimin me 9 vjet burgim.U lirua në vitin 1980 pas 26 vitesh burgim të pandërprerë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...