Më 21 janar 1925 u shpall republika e parë shqiptare, 2 deputetë abstenuan

Hënë, 21 Janar 2019 17:11
Deputetët që votuan republikën dhe procesverbali i votimit të tyre Deputetët që votuan republikën dhe procesverbali i votimit të tyre

Nga Kastriot Dervishi

Kuvendi Kushtetues i dalë nga zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 duhej të vendoste dy çështje: formën e regjimit dhe caktimin e kryeqytetit. Nga pikëpamja formale, Shqipëria ishte mbretëri, ndërsa Tirana po shërbente si kryeqytet i përkohshëm pa e pasur një status të tillë. Punimet e Kuvendit u hapën më 21 janar 1924, në përkujtim të 4-vjetorit të Kongresit të Lushnjes, me një mesazh të Këshillit të Naltë të lexuar nga Xhaferr Ypi. Për shkak të gjendjes së rëndë të krijuar në vitin 1924, Kuvendi Kushtetues nuk mundi të ushtrojë detyrën e tij dhe mbeti i shpërndarë gjatë gjysmës së dytë të vitit 1924, kohë kur qeverisi pakica parlamentare në sajë të kryengritjes së qershorit. Po në këtë kohë nisi edhe “gara” midis Tiranës, Elbasanit, Vlorës  dhe Shkodrës në lidhje kryeqytetin e ri të shtetit. Pas Triumfit të Legalitetit, Kuvendi Kushtetues i rifilloi punimet më 17 janar 1925 me pjesëmarrjen e 61 deputetëve (nga 102 që ishin gjithsej). Këto punime i deklaroi të hapura deputeti Petro Poga. Më 19 janar 1925 u zhvillua debati në lidhje me ngjarjet e vitit të kaluar dhe dy ditë më vonë u zhvillua seanca që do të përfundonte me shpalljen e Republikës Shqiptare. Kryetari i Komisionit të Statutit, Petro Poga lexoi arsyet që kishte paraqitur ky komision në lidhje me shpalljen e republikës. Ky komision ishte ndarë në atë kohë në dy pjesë: në promonarkistë dhe prorepublikanë. Arsyet e paraqitura nga komisioni i posaçëm ishin hartuar qysh më 3 prill 1924 dhe nuk kishin mundur për t’u propozuar për shkak të gjendjes së  rëndë që ishte krijuar në Shqipëri në muajt prill – qershor 1924.  Këto arsye ishin formuluar në 9 pika kryesore. Ato kishin të bënin me gjendjen historike, gjendjen shoqërore, gjendjen fetare, gjendjen politike, gjendjen financiare, çështjen e partizanisë, çështjen e aktualitetit dhe atë të vjeljes së mendimit të njerëzve të shquar. Në shpjegimin e arsyeve historike, komisioni arsyetonte se në Shqipëri nuk mund të zbatohej parimi teokratik për shkak të mungesës së traditës së një familje mbretërore. Në lidhje me dinastinë e Wilhemit I, komisioni arsyetonte se “me largimin e tij nga Shqipëria dhe me të marrjes pjesë në luftën e përgjithshme nën flamurin e një kombi të huaj, humbi të drejtën që i kishin dhanë mbi fronin e Shqipërisë”. Ndër “arsyet shoqërore” komisioni theksonte se shqiptari në shpirt asht demokrat” dhe se “gjendja shoqërore e Shqipërisë tregon se e vetmja formë shtetërore që mund t’i përshtatet shqiptarit demokrat në shpirt, asht republika”. Interesant është shpjegimi në arsyet fetare. Komisionerët kanë përjashtuar tërësisht identifikimin e kryetarit të shtetit me përkatësinë fetare. Në këtë pikë ata kanë kritikuar “kryengritjet e Zografosit, Haxhi Qamilit, ngatërrimet e Shkodrës më 1914” etj. Nga arsyet politike, komisionerët rendisnin se në procesin e përzgjedhjes së mbretit në vitet 1912 – 1913, ishin shfaqur një mori intrigash si brenda dhe jashtë vendit. Në lidhje me gjendjen financiare autorët pretendonin se forma e regjimit e propozuar prej tyre nuk kishte harxhime të tepërta në lidhje me kryetarin e shtetit. Ndërsa nga dijetarët, komisionerët kishin përzgjedhur Destunel de Costansi dhe Sami Frashërin. Pas paraqitjes së këtij raporti, deputetët filluan diskutimet. I pari e mori fjalën Vangjel Goxhomani. Në këtë fjalë ai tha se kishte qenë anëtar i pjesës monarkiste të komisionit të posaçëm për hartimin e statutit të shtetit.  Më tej ai ka përmendur si shembull kohën kur ka bërë studimet në Rumani pa harruar të shtojë se bindet të votojë pro republikës. Diskutimi i dytë ishte i Iljaz Vrionit, i cili qysh në fillim të tij theksoi se ishte me bindje monarkiste porse kishte ndërruar mendim dhe bindej se për momentit Shqipërisë i duhej një regjim republikan. Diskutuan edhe Mihal Kaso, Sulejman Starova dhe Ahmet Resuli. Në fund kryetari i Kuvendit Kushtetues, Eshref Frashëri shpalli votimin emër për emër. Të vetmit deputetë që nuk votuan pro formës së re të shtetit ishin deputetët Milto Tutulani dhe Niko Lezo (abstenuan). Të gjithë deputetët e tjerë të pranishëm në sallë votuan pro republikës. Pas shpalljes së republikës, më 31 janar 1925, Kuvendi Kushtetues zgjodhi Ahmet Zogun të parin president në historinë e Shqipërisë. Presidenti zgjidhej nga mbledhja e përbashkët e dhomës së Deputetëve dhe Senatit për një mandat 7 vjeçar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...