1990/Demonstrata e heshtur e kryeqytetit

Hënë, 28 Janar 2019 17:55
Vendimi për fillimin e çështjes penale nga Hetuesia Vendimi për fillimin e çështjes penale nga Hetuesia

Nga Kastriot Dervishi

Më 28.1.1990 në Tiranë u zhvillua një demonstratë e heshtur në sheshin “Skënderbej”. Kjo ishte e para e zhvilluar në kryeqytet në vitin e trazuar 1990. U ndaluan 16 persona. U hap një dosje agjenturiale-operative nga organet e Sigurimit. Në përfundim u dënua vetëm 3 persona, për të cilët më parë kishte pasur materiale operative. Ata ishin Vasil Dhimitri, Zeqir Gollobanit dhe Faruk Picës, të cilët nuk kishin njohje me njëri-tjetrin. Aktakuza u formulua më 19.5.1990. Në aktakuzë midis të tjerash thuhet: “I pandehuri Vasil e kishte humbur me kohë besimin në vijën politike të partisë e të shtetit, ndërsa ngjarjet e ndodhura në Europën Lindore e nxitën atë për t’u hedhur në veprime konkrete. Në mjedise të përshtatshme i pandehuri herë pas here edhe më përpara ka folur kundër shtetit tonë socialist, duke thënë se nuk veproi drejt që nuk i hapi kufijtë për të dalë jashtë kush të dojë, pasi këtu është e vështirë të jetohet, ose shtetit duhet të lejeje fenë dhe shërbimin fetar që të falen njerëz sipas dëshirës, etj”. Vasil Dhimitri akuzohej se “në bashkëpunim” me dy personat e tjerë që nuk i njihte kishin konsumuar nenet 55/1 dhe 13 të Kodit Penal. Tre të akuzuarit u dërguan në gjykatë. Ndër të tjera prokurori i procesit deklaronte: “Këto të drejta mund të sigurohen vetëm në një rend politik që mbron interesat e masave punonjëse, që nuk njeh shfrytëzim të njeriut nga njeriu, që njeriu i thjeshtë i klasës gëzon personalitetin e tij në gjithë fushat, ku udhëheq deri në instancat më të larta njeriu i thjeshtë, njeriu i nderuar i punës. Këto të drejta, e punës, e arsimit, e strehimit, e shërbimit shëndetësor falas, paprekshmërinë e jetës dhe personit, janë siguruar dhe realizuar në jetën e përditshme. Te ne nuk ka papunësi në kuptim të mirëfilltë të fjalës, nuk ka ankthe për të jetuar, nuk ka pasiguri se te rendi dhe opinioni ynë shoqëror që i krijon dhe siguron një jetë të pastër dhe të shëndetshme, ku jeta mesatare e njeriut është mbi 70 vjeç, nga më të lartat në Europë, ku lindshmëria është nga më të lartat, ku mortaliteti është mjaft i ulët. Shoqëria jonë është e pastër nga ato plagë të pashërueshme të shoqërisë borgjeze, si kriza ekonomike, pasiguria, ankthi për të jetuar, degjenerimi moral në gjithë aspektet e tij, droga, shoqëritë mafioze, degjenerimi i rinisë në gjithë aspektet...”.

Me vendimin nr.285, datë 21.6.1990 Gjykata e Rrethit Tiranë, i deklaroi fajtorë të pandehurit në bazë të nenit 55/1 duke i dënuar si vijon:

-Vasil Qirjako Dhimitri, lindur më 1954 në Tiranë, mekanik remonti, 2 vjet burgim.

-Zeqir Isuf Gollbani, lindur më 1955 në Tiranë, mekanik, i papunë, 1 vit burgim

-Faruk Ymer Pica, lindur më 1958 në Tiranë, elektricist pranë uzinës “Dajti”, 9 muaj burgim.

U la në fuqi me vendimin nr.71, datë 30.7.1990 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...