1960/Oficerët e Sigurimit të Shtetit, injorantë dhe gjumashë, u vunë në lojë nga një njeri për disa muaj

E mërkurë, 27 February 2019 18:15
Xhafer Kananaj me uniformën e "majorit" në vitin 1960 dhe faksimile e një njoftimi rreth aktit të tij Xhafer Kananaj me uniformën e "majorit" në vitin 1960 dhe faksimile e një njoftimi rreth aktit të tij

Nga Kastriot Dervishi

Organet e punëve të brendshme të Shqipërisë në gjithë vendet e Lindjes komuniste spikasnin për nivelin e ulët kulturor e intelektual. Ardhur nga profesione të ndryshme zejtarie apo të sferës së bujqësisë e ruajtjes së bagëtisë, kuadri i Sigurimit të shtetit plotësonte kushtin e garancisë biografike, por linte shumë për të dëshiruar në inteligjencien e tij. fill pas lufte, sidomos në vitet 1944-1951 ata vranë, masakruan ose burgosur gjithë elementin kryesor kundërshtar të tyre. Pavarësisht ndryshimeve, oficerët e Sigurimit nuk u ngritën kurrë as nga pikëpamja profesionale e as intelektuale. Rekrutimet e dhunshme zinin vendin kryesor në rrjetin sekret informativ. Për ta provuar këtë, mjafton të shihet historia e Xhafer Kananajt (i vitlindjes 1930) nga Kalivaçi i Tepelenës. Në vitin 1960 ishte 30 vjeç. Ka dashur të arratiset, por u përfshi në një histori që tregoi në fakt cilësinë e kuadrove të punëve të brendshme, duke rrëzuar gjithë namin e “përsosmërisë” të organeve të diktaturës komuniste. Na marsin e vitit 1960, Xhafer Kananaj, duke pasur një shok në një postë kufitare, vendosi të arratisej. Mendoi që para largimit të vizitonte  kalanë e Shkodrës. Pikërisht këtu po festonte 8 Marsin kolektivi i grave të ndërmarrjes së artizanatit. Xhaferit i ngel në mendje një vajzë dhe po e shikonte. Në një këtë çast i afrohet një oficer i DPB Shkodër, kapiten Alush Bakalli, i cili kishte aty gruan dhe i thotë: “Mos jeni gjë kapiten i MPB-së”? Xhaferi pa u menduar i thotë po. Gjatë kësaj kohe, kapteri Petro Gori, i gjendur aty, i informuar nga Bakalli, i paraqitet Xhaferit. Ky e pyet nga e njihte dhe Petroja me mendjelehtësinë tipike i thotë: “Unë po nuk njoha oficerët e MPB-së, kot që ha bukën e shtetit”. Petroja duke kujtuar se me të vërtetë kishte përballë një oficer, iu lut të ndërhynte në ministri për ta transferuar. Xhaferi sigurisht ia premtoi. Deshi nuk deshi, Xhaferi tani “hyri” në organet e punëve të brendshme, krejt i befasuar për mungesën e aftësive të tyre. Kapter Petroja, i gëzuar i tha se do ta ndihmonte të fejohej me vajzën e ndërkohë informon shefin e policisë, kolonel Skënder Vinçanin. Ato ditë rastisi që vdiq kryetari dhe DPB Shkodër dhe ishte emëruar kryetari i ri. Xhaferin e çojnë në DPB ku e presin kolonel Feçor Shehu (kryetari i degës), kolonel Mit’hat Zaçe, nënkolonel Hysen Hoxhati (të Sigurimit) kolonel Skënder Vinçani, nënkolonel Mehmet Sinica (të policisë). Shefi i Sigurimit Hoxhati e pyet menjëherë: “Mos je me Muço Saliun ti” (kryetari i Degës së 6-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në MPB që merrej me sigurimin e udhëheqjes). Xhaferi thotë po. Ata e pyesin për shëndetin e gruas së Muços. Shokët e Sigurimit premtojnë të bëhen krushq e të shkojnë te shtëpia e vajzës për fejesë. Xhaferi që flinte në hotel “Sporti” në Shkodër. Kësisoj, me tre makina të DPB Shkodër, plot 14 ushtarakë të saj të prirë nga kryekrushku Hysen Hoxhati, duke pasur brenda edhe Feçor Shehun, shkuan për kafe e nishane në shtëpinë e vajzës. Në shtëpinë e një ushtaraku të degës, u pritën familja e vajzës.

Pas dhënies së “eksperiencës” në Shkodër ku merrte pjesë në mbledhje e jepte porosi, në qershor 1960, Xhaferi zhvendoset në DPB Durrës. Ndikoi këtu kapiteni i Sigurimit Vasil Sema, i cili ishte transferuar nga Shkodra në Durrës. Ky informoi kryetarin e DPB, Kopi Niko, madje duke i thënë se ishte i dërguar nga ministri. Rastis që në Durrës kish ardhur me pushime Gogo Nushi. Shokët e DPB-së e kujtuan se ishte me të, por mbahej sekret. Xhaferi filloi të këqyrë punën e Sigurimit në Durrës, sidomos në plazh. Jepte porosi, shihte dosje, lironte nga paraburgimi, etj. Një ditë në bllokun e vilave vijnë Ramiz Alia, Rita Marko e Manush Myftiu. Xhaferi pi kafe me to. Ramizi jep porosi se duhej të kishte kujdes të huajt. “Mos kini merak shoku Ramiz”-ia kthen Xhaferi. Duke përfituar nga dita e 10 korrikut, Xhaferi tha se ishte bërë major. I qepën edhe një kostum të ri. I lidhën edhe rrogë. Drejtori i turizmit të Durrësit, Shaban Kokomani i gjeti edhe një dhomë, në të cilën Xhaferi ndenji me të fejuarën. Ushqehej falas. Edhe në Durrës merrte pjesë në mbledhje, jepte porosi, etj. Historia e Xhaferit kushedi sa do zgjaste nëse nuk do të njihej nga një operativ që ndodhej me pushime në Durrës. Duke kuptuar njohjen, Xhaferi shkoi vetë në zyrën e Kopi Nikos dhe i tha se ishte fals. Ishte data 25.8.1960. I hutuar dhe frikësuar, Niko lajmëroi ministrinë. Foli me Mihallaq Ziçishtin, i cili e urdhëroi ta mbante aty. Erdhën pas pak orësh Mihallaq Ziçishti, Xhule Çiraku, Gjon Banushi. Mihallaq Ziçishti i bërtet Kopi Nikos duke i thënë: “Po a nuk e kupton se nuk ka majorë kaq të rinj”? Xhaferin e sjellin në Tiranë te Selvia. Në qeli vijnë për ta parë Hysni Kapo, Rrapo Dervishi, Foto Çami. Cili ishte njeriu që kishte poshtëruar armën më “vigjilente” të partisë, e cila rezultonte syleshe e klasit të parë. Hysni Kapo i drejtohej Xhaferit: “Çfarë budallenjsh janë këta oficerët tanë. Ti Xhafer je origjinal. Shyqyr që nuk u arratise”. Xhaferi u dënua me 14 vjet burgim. Nuk ia kaluan çështjen politike sepse kjo do çonte në pushkatim të tij dhe burgosje të gjithë oficerëve. Vuan dënimin në repartin nrë.301 Bulqizë. U lirua në vitin 1966.

Nesër: Masat që u morën nga ministri i Punëve të Brendshme për mungesën e vigjilencës në radhët e Sigurimit dhe Policisë

Modifikuar më E mërkurë, 27 February 2019 18:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...