1965/“Sigurimi i Shtetit jashtë Shqipërisë, i prapambetur, nuk ka informacione”

Premte, 01 Mars 2019 18:11
Faksimile e fjalës së Mehmet Shehut Faksimile e fjalës së Mehmet Shehut

Nga Kastriot Dervishi

Organet e Sigurimit të Shtetit ishin konceptuar sipas përvojave jugosllave dhe sovjetike sipas drejtimeve të kundërzbulimit, sigurimit të udhëheqjes dhe zbulimit politik. Deri në vitin 1962 Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në MPB, ishte organ unik. Në vitin 1956 prej saj ishte shkëputur Dega e 1-rë (Zbulimi Politik) duke krijuar Drejtorinë e Zbulimit Politik. Në vitin 1962 kjo drejtori mori një numër, ndërsa në vitet 1966-1991 u njoh me emrin Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit në MPB-së. Qëndronte pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa oficerët kamufloheshin me detyra diplomatike në përfaqësitë shqiptare diplomatike. Veprimtaria e saj shtrihej jashtë vendit. Oficerët e kësaj drejtorie ngritën jashtë vendit një rrjet sekret mediokër që nuk shërbente për asgjë. Mund të sillnin ndonjë informacion për shqiptarë të larguar, ndërsa nga administratat e shteteve të tjera informacioni ishte zero. Duke qenë se kjo ishte dështim i madh e pa produkt agjenturor, përpiqeshin me të gjitha mjetet që ta mbanin me propagandë sikur dinin çdo gjë, sikur bënin vrasje jashtë vendit, etj. Nga Athina, Beogradi, Roma, nuk vinte asnjë informatë. Ndërsa nga vendet e tjera as që mund të mendohej një gjë e tillë. D.m.th. zbulimi politik i Shqipërisë vetëm sa gënjente veten me raporte fiktive sikur kushedi çfarë po bënte. Nxirrte informacione nga gazetat e revistat, i përkthente keq ato dhe pretendonte se po punonte.

Më 23.11.1964 Ministria e Punëve të Brendshme përpiloi raportin mbi veprimtarinë e armikut në vitet 1963-1964 dhe puna e organeve të Sigurimit të Shtetit. Ky raport u diskutua në mbledhjene Byrosë Politike të datës 19.1.1965. Ministri Kadri Hazbiu deklaroi se “nuk po ia arrinin qëllimit” se sovjetikët e njihnin mirë agjenturën shqiptare jashtë kufijve dhe rrjeti ishte me probleme. gjithsej kuadro jashtë shtetit ishin rreth 15-20. Ndër të tjera, Mehmet Shehu pranonte të vërtetën e madhe se zbulimi politik ishte një hiç që nuk jepte asgjë.

Pjesë nga diskutimi i kryeministrit Mehmet Shehu:

“Në punën e organeve të Sigurimit të Shtetit kemi dobësi sidomos në drejtim të zbulimit të jashtëm. Ne nuk kemi të dhëna ç’bën armiku i jashtëm, nuk kemi një agjenturë që të na njoftojë veprimtarinë e armikut jashtë vendit. Po plasi një luftë, agjentura që kemi na mbeti pa lidhje me ne. Objekt kryesor i zbulimit të jashtëm duhet të jetë në radhë të parë plani për të sulmuar Shqipërinë nga Greqia, Jugosllavia dhe Flota e 6-të amerikane. D.m.th. nga e mbrojtjes së atdheut ky është objekti kryesor. Shokët këtë agjenturë gjurmojnë. Prandaj nëse duhen bashkuar dy sektorët e zbulimit të ushtrisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, edhe këtë mendoj ta shohim. Kjo është një gjë për t’u parë, por nuk është kryesorja. Prandaj të mendojmë thellë, të vrasim mendjen se kemi vite të tëra që këtë sektor nuk po e nxjerrim dot nga prapambetja”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...