1953/U dënua me 10 vjet burg se u tall me vdekjen e Stalinit

Tuesday, 05 Mars 2019 18:24
Gazeta e kohës në ditën e varrimit të Stalinit, si dhe vendimi i gjykatës për dënimin e personit në fjalë Gazeta e kohës në ditën e varrimit të Stalinit, si dhe vendimi i gjykatës për dënimin e personit në fjalë

Nga Kastriot Dervishi

Mbarë bota antikomuniste e priti me gëzim të madh më 5 mars 1953 vdekjen e një prej terroristëve ndërkombëtarë më të famshëm, diktatorit sovjetik, antishqiptarit të spikatur Josif Visarionaviç-Stalinit. Regjimi kukull i Enver Hoxhës në atë kohë zhvilloi disa procese nderuese ndaj “veprës” së Stalinit, aq sa dukej sikur ky kishte qenë shumë i lidhur me popullin shqiptar. Por kishte plot shqiptarë që talleshin me në kulmin e një serioziteti komunist. Njëri prej tyre, nëntoger Bektash Arif Muhameti, lindur në vitin 1927 Kajcë të Ballabanit në Përmet, efektiv i repartit nr.2591, u arrestua më 24.4.1953.Me vendimin nr.77, datë 24.8.1953 Gjykata Ushtarake Territoriale Gjirokastër, e deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 72 të Kodit Penal, e dënoi me 10 vjet burgim, duke i hequr edhe dekoratat që mbante. Vuajti 4 vjet, 10 muaj, 25 ditë vetëm pse ishte tallur me Stalinin.

***

Pjesë nga vendimi i gjykatës:

I pandehuri…pjellë e një familjeje kundërshtare e regjimit popullor, anëtar të gjinisë së tij, dje me Ballin Kombëtar dhe sot të cilësuara kulakë. I pandehuri i frymëzuar në ndjenja kundër sistemit socialist, që në vitin 1948 shfaq hapur armiqësinë në takim me aspirant Bektash Sefedinin, bisedojnë se me këtë pushtet, populli është armiqësuar, mbasi i bëhen shumë padrejtësi. I pandehuri gjatë 6 vjetëve, prej vitit 1948, deri ditën e arrestimit në prill 1953, kudo, me këdo element të pakënaqur ose të kapitulluar e frikës, ka vjellë vrer kundra pushtetit popullor, kampit socialist e veçanërisht kundër Bashkimit Sovjetik.

I pandehuri ka patur antipati karshi shpëtimtarit të mbarë njerëzimit, personit më të shtrenjtë të epokës sonë, mikut më të dashur të popullit tonë, të paharruarit Stalinit. Këtë figurë, ky e ka urryer. Në një rast në mencë, kur po hante bukën që ia kishte dërguar Stalini, me një pjesë të saj që i mbeti (mbasi e mbushi stomakun), godet fotografinë e të madhit Stalin, shoku që ishte shoqëruar gris në prani të tij pjesën e syrit të fotografisë. Në ceremoninë e varrimit të shokut Stalin, kur i gjithë populli me lot në sy, i gjunjëzuar po i jepte lamtumirën e fundit njeriut më të dashur, i pandehuri së bashku me disa nga shokët e tij, ka qeshur dhe është tallur, janë ankuar për nderimin formal të tyre, kur u mbajt 5 minuta zi, duke thënën se na ngeli dora në kokë dhe na u lodh...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...