Tre herë i dënuar, vuajti 28 vjet dhe vdiq në kampin e Ballshit

Diel, 10 Mars 2019 17:55
Procesverbali i vdekjes në kampin nr.309 Ballsh Procesverbali i vdekjes në kampin nr.309 Ballsh

Nga Kastriot Dervishi

Historia e Nesmi Ismail Shehut, lindur në Karbunarë të Lushnjës në vitin 1915, i cilësuar kulak prej regjimit. Vuajti tre dënime, duke regjistruar kohën e 28 vjetëve dhe 16 ditëve. E mbylli këtë jetë në ditët e fundit të burgimit të fundit dhe u varros në varrezën e Panahorit të kampit nr.303 Ballsh.

-Periudha e vuajtjes së burgimit, sipas viteve:

1946-1949: 2 vjet, 11 muaj, 5 ditë

1951-1968: 17 vjet, 5 muaj, 16 ditë

1975-1982: 7 vjet, 25 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 31 vjeç

-Mosha në vdekje gjatë dënimit: 67 vjeç

Dënimi i parë

U dënua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës me veprim në Durrës së bashku me 18 persona të tjerë. Vendimi nuk është i plotë, por mësohet se prokurori ka kërkuar 10 vjet burgim. Është dënuar në bazë të ligjit nr.21, në gusht 1946. Ka vuajtur 2 vjet, 11 muaj, 5 ditë.

Dënimi i dytë

Herë e dytë u arrestua më 30.6.1951 me një grup të madh kulakësh në Lushnje në vitin e egër të goditjeve. Bashkë me të u dënuan edhe 16 të tjerë. Akuzoheshin për pjesëmarrje në “grup terroristo-kulakësh” (fjalë e padëgjuar në raste të tjera), bazuar në “vijën armike kundër pushtetit popullor, të nxitur nga reaksioni i jashtëm imperialistët amerikano-anglez”, duke “luftuar me tërbim vijën e drejtë të partisë e qeverisë”, “me veprime kriminale dhe akte terroriste”. Thuhej se kishin dështuar nga “vigjilenca e fshatarëve”. Mjetet e tyre konsideroheshin agjitacioni e propaganda, arratisja, shkëputja e fshatarësisë nga procesi i kolektivizimit.

Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, i vendosur në Lushnje, me vendimin nr.407, datë 20.8.1951, i deklaroi fajorë, duke dhënë vendimet e mëposhtme:

Fuat Kurti me vdekje në litar. Demir Gubera, Hysen Baho, Mitro Vula, HamdiSefa, VeizKurti, RapQereti, Naun Daja, Jorgji Daja, me vdekje, pushkatim. Isuf Çela me burg të përjetshëm. Nesmi Shehu, Skënder Çela, Zenel Çela me 20 vjet burgim. Abdyl Shkurti, MustafaTafa me 10 vjet burgim. Ismail Mujo me 7 vjet, File Gubera me 3 vjet. Të gjithëve ju konfiskohej pasuria. Interesant është fakti se nga vendimi Nesmi Shehut nuk i del ndonjë përgjegjësi penale, përveç faktit se ishte i pakënaqur si kulak. U lirua nga burgimi më 16.12.1968 kur ishte duke e vuajtur në repartin nr.309 Vlorë.

Dënimi i dytë, vdekja në burg

U arrestua sërish si kulak më 6.4.1975. Akuzohej për agjitacion e propagandë në bazë të nenit 73 të Kodit Penal. Sipas vendimit, qysh nga lirimi nga burgu, kishte vazhduar “punën armiqësore”, por sidomos pas vitit 1973 e kishte shtuar këtë veprimtari. Gjykata e Rrethit Lushnjë me vendimin nr.87, datë 20.6.1975 e deklaroi fajtor duke e dënuar me 8 vjet burgim. Nuk mundi ta përfundojë këtë dënim pasi vdiq më 1.5.1982 në repartin nr.309 Ballsh.

Modifikuar më Diel, 10 Mars 2019 19:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...