Bektashizmi, porosia e Ali pashë Tepelenës dhe Baba Kamberi i Teqes së Bubsit

E mërkurë, 03 Prill 2019 13:45

Entela Muço 

Artikulli merr shkas nga aktiviteti ndërkombëtar organizuar nga Selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Simpoziumi “Bekashizmi në Ballkanü, Historia e Djeshme dhe Sfiat e Sotme”  mbajtur me rastin e festës së Sulltan Novruzit që njëkohësisht për besimtarët bektashi në gjithë vendet e botës simbolizon ardhjen e Stinës së Pranverës.

Besimi Bektashi me një jetë gjatësi po thuaj shtatë shekullore me origjinë në Anadollin e largët u përhap dhe gjeti përkrahje në shumë vende duke kaluar kufijtë e Azisë së Vogël dhe arriti në Ballkane dhe vendet e tij/ midis të cilave bën pjesë dhe Shqipëria.

Përhapja, shtrirja, zhvillimi dhe përkrahja e besimit Bektashi dhe Bektashizmi në Shqipëri në rrugën e tyre të zhvillimit dhe ecjes përpara për lartësimin e qëllimit të tij si një besim që në bazë të tij ka fjalën “PËRPARIM” kaluan në shumë pengesa. Vështieësitë më të mëdha ishin ato që përjetuan në Shqipëri klerikët dhe besimtarët bektashi. Për përballimin e tyre u bënë shumë sakrifica njerëzore. Shumë shqiptarë bektashi midis të cilëve në vend të parë drejtuesit e saj klerikët bektashinj dhanë jetën në mbrojtje të këtij besimi dhe shumë të tjerë u rropatën në dallgët e sistemeve politike drejtuese te kohërave në vënd. Ata me mund  dhe përpjekje arritën të  vinin në jetë mësimet e tij, në shërbim të njerëzve të tyre, popullit që i rriti, besoi dhe respektoi. Në  Shqipëri rritja, forcimi dhe ndikimi i besimit Bektashi në popull fillon e vihet re më mirë nga ½ e dytë e shekullin e 18-të.

Në emër të këtij besimi u bënë shumë vepra të mira për të rritur dhe edukuar një brez me

virtyte patriotike që të donte, vlerësonte dhe të jepte jetën në shërbim të atdheut, një brez me vlera të pastra morale që ti transmetonte ato bijve të tij. Shumë personalitete me emër në politikën shqiptare dhe jo vetëm, dhanë një kontribut të madh  në përhapjen e besimit Bektashi në popullin Shqiptar. Përmendim të madhin Ali Pashë Tepelena[1]. Me zgjuarësinë dhe forcën  e mendimit që e karakterizonte, diti të shfrytëzojë gabimet në qeverisje të autoriteteve Osmane dhe momentet historike në shërbim të atdheut, realizimit të idesë për shkëputjen nga autoriteti i Portës së Lartë, Sulltan Mahmudi i II-të shoqërisë Shqiptare në veçanti, por duke dhënë një kontribut jo të vogël për shoqërinë myslymane të ndodhur në territoret e Shtetit Osman dhe komunitetit Bektashi më përgjithësi, zhvilloi një propagandë të suksesshme pro bektashiane Lidhja me oxhaqet e Jeniçerëve dhe shfrytëzimi i konflikteve me autoritetin qendror bëri të mundur që Ali Pashai të ndihmonte jeniçerët bektashinj në luftën e tyre me pushtetin qendror dhe të kishte një forcë mbështetëse ne betejat që do të organizonte me ushtritë osmane. Cilado qoftë mënyra e zgjıdhjes së problemit ai i shërbeu ruajtjes së besimit Bektashi.

Qëllimi për shkëputjen nga qeverisja e Sulltanit ishte një nga projektet e tij më të mëdha me shumë linja të ndëthurura që do të bëheshin realitet në se do të siguronte mbështetje dhe nga segmente të ushtrisë Osmane.

Lidhur me këtë projekt Naim Frasheri në “Fletore Bektashiane” shkruan se :”……….fjala e urtë ishte koncentrati i gjithë përpjekjeve të shumë figurave të shquara për të lidhur shqiptarët me besimin Bektashian me atdheun dhe zhvillimet moderne bashkëkohore …. është dashui                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                figurave të tilla si Skënndërbeu, Ali Pashë Tepelena etj” [2].

Padituria dhe errësira nuk i shërben kombit, feja duhet të vihet në shërbim të kombit, lartësimit dhe ndriçimit të tij. Këtë qëllim nënkuptonte Ali Pashë Tepelena kur i porosiste klerikët e të gjitha besimeve në Shqipëri e atë bektashi në veçanti. Këtë e vërteton më së miri kleriku patriot ortodoks Fan Stilian Noli në një nga shkrimet e tij dedikuar vlerësimit të kolosit Shqiptar Ali Pashë Tepelena kur thotë: “Tamam 400 vjet pastaj, si Gjon Kastrioti Ali Pashë Tepelena porosit…………..baballarët Bektashinj…………….ti luten Perëndisë për shpëtimin e tij……………, në teqe dhe ta zgjojnë të lartin që e harroi Shqipërinë” [3].             

Përfaqësues të denjë personalitete të shquar Shqiptarë të besimit Bektashi  që kontribuan për zhvillimin dhe ecjen përpara mendimtarë- ideologë, filozofë, klerikë poetë, patriotë si vëllezërit Frashëri, Abdyl[4], Naim[5], dhe Sami Frashëri[6] e më  pas  vëllezërit Sojli Ibrahim (Et’hem Temo) dhe Nuri, klerikë firmëtarë të aktit të Pavarësisë si Sheh. Ahmed Pazari dhe ata të lidhur që në shek. XIX me Lëvizjen Kombëtare, klerikë që kryen veprimtari filantropike ose bamirëse në shërbim të përparimit të besimit Bektashian në Shqipëri dhe veçanërisht në drejtim të edukimit të brezit të ri klerikësh bektashi dhe të komunitetit aty drejt dijes dhe zhvillimit.

Përmendim klerikun bektashi patriotim Baba Kamber Sadikun nga Përmeti dhe testamentin e tij. Baba Kamber Sadikut të Kazasë së Përmetit të gjıthë pasurınë e tij Vakëf, i lë  Teqesë së Bubsit zbatimin e testamentit pas vdekjes ia lë në përgjegjësi Dr. Ibrahim Temos.                                                                                                                   

Por ja që e vërteta gjithnjë del në dritë pavarësisht çmimit që duhet të paguajë dhe kohës që i duhet të kalojë. Po kështu dhe amaneti i Baba Kamber Sadikut i hedhur në letër në formën e tij të plotë i quajtur VASİYETNAME-TESTAMENT doli në dritë pikërisht për tu realizuar e marrë formën e tij të vërtetë nga organet e përkatëse sipas ligjeve të shtetit Shqiptar. Dokumenti është origjinal në gjuhën e vjetër turke (Osmane ) dhe ndodhet në Drejtorine Përgjithshme të Arkivit të Shtetit. Ai iu dorëzua Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve në Simpozium Ndërkombëtar “Bekashizmi në Ballkanü, Historia e Djeshme dhe Sfiat e Sotme” nga Dr. Entela Muço në shenjë mirënjohje për figurën dhe veprën e Baba Kamberit, në respekt të Kryegjyshatës Botërore dhe besimit Bektashi.

Ky dokument hedh dritë në mënyrë të saktë mbi pasurinë e Baba Kamber Sadikut lënë Teqesë së Bubsit për të bërë vepra bamirësie në drejtim të komunitetit  dhe detajeve të tjera që plotësojnë kuadrin e plotë të këtij testamenti.  Gjetja e këtij dokumenti i shërben të vërtetës  së historisë së popullit Shqiptar, besimit Bektashi në Shqipëri dhe të vërtetës për figurën e Baba Kamber Sadikut.

Shumë gjëra në Shqipëri kanë mbetur të pa studiuara dhe puna studimore e historianëve për të zbuluar të vërtetën me prova dhe fakte kanë mbetur në mes  Të studiosh do të thotë të ecësh përpara të ndriçosh të kaluarën dhe ti tregosh popullit të vërtetën, e mbetur në errësirë për shumë arsye.

 

[1] Gavril Dara i Riu. Kënga e Sprasme e Balës, Parathënie.:Toena, Tiranë:2010, fq 97

[2] Zenel Anxhaku, Gazeta “Ndryshe”,  “Alı Pashë Tepelena dhe Bektashizmi”, Nr.63, Tiranë, Botım i Cazetës, datë 22.07.2007, fq. 18.

[3] Zenel Anxhaku, po aty.

[4] Shkolla e Partısë “V.I Lenin”, Fjalor ı Filozofisë, “Abdyl Frashëri”, Shtypshkronja “Mıhal Duri”, Tiranë, 1982, fq.. 138-140.

[5] Po aty, “Naim Frashëri”, fq. 141-143 .

[6] Po aty .

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...