1987/Sigurimi e mësoi pas 3 muajsh vdekjen e Bilal Xhaferrit

Hënë, 27 May 2019 18:24

Nga Kastriot Dervishi

Me përjashtim të një orvatje të vërtetuar për të vrarë Sadik Premten, nuk njihen raste të tjera që arma e Sigurimit të Shtetit të ketë bërë tentativa për njerëzit e rëndësishëm të emigracionit politik antikomunist shqiptar. Në të kundërt, për t’u dukur sikur ishin të aftë, kanë përhapur rregullisht në Shqipëri sikur ishin prapa vdekjeve të ndryshme, ndër ta edhe rastet e A.Kondos dhe B.Xhaferrit, të dy të emigruar në SHBA. Vdekjen e Aleksandër Kondos, Sigurimi e mësoi nëpërmjet Radios “Zëri i Amerikës”. Nuk kishte kurrfarë mundësie më shumë.

Bilal Xhaferri(1935-1986) apo Bilal Xhaferr Hoxha, u arratis nga Shqipëria në Greqi në vitin 1969. Një vit më pas mbërriti në Boston të SHBA-së, ku punoi në gazetën “Dielli”. Nga viti 1974 u vendos në Çikago ku nxori 39 numra të revistës “Krahu i shqiponjës”-organ i Lidhjes Çame. Vdiq më 14 tetor 1986.

Bilali ndiqej nga Sigurimi në vitet 1963-1964 në kontroll operativ 2B dhe në vitet 1964-1969 në përpunim aktiv 2A. Në emigracion informacionet që merr Drejtoria e Tretë për Bilal Xhaferrin janë kryesisht mediokre, nëpërmjet gazetave. I pari plan masash në drejtim të tij hartohet në vitin 1981. Ngarkohej me detyra rezidentura e misionit në Nju-Jork, ndërsa i përmenduri banonte në Nju-Jork. Paralelisht ndiqte përpunimin edhe DPB Durrës.

Plani i fundit i masave që ndiqte Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit në MPB, për Bilal Xhaferrin i takon datës 28.7.1986. Në drejtim të tij ishte interesi të mësohej për lidhjet me Ballin Kombëtar, Legalitetin dhe Leka Zogun. E dhëna e fundit për të nga brenda Shqipërisë (nga Durrësi) i takon datës 21.1.1987. Vetëm më 23.1.1987 nëpërmjet misionit shqiptar në Nju-Jork që mbulonte edhe çështjet e “spiunazhit” në SHBA u mësua vdekja e Bilal Xhaferrit. Më para mund ta mësoje duke ndjekur burimet e hapura se sa ta merrje vesh nga një armë injorantësh dhe të paaftësh si Sigurimi i Shtetit.

Modifikuar më Hënë, 27 May 2019 18:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...