100% pjesëmarrës, 99.99% votues pro

E mërkurë, 26 June 2019 18:25

Nga Kastriot Dervishi

Më 3 prill 1977 në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme për këshillat popullore të rretheve, qyteteve, lagjeve të qyteteve, fshatrave të bashkuara, fshatrave, si dhe për gjyqtarët e ndihmësgjyqtarët popullorë. Më 5 prill 1977 organi zyrtar i KQ të PPSH-së hapej me kryetitullin: “Fitore e shkëlqyer e Frontit Demokratik të Shqipërisë”, “Shprehje e gjallë e vendosmërisë së patundur të popullit tonë për të ecur pa u ndalur në rrugën e ndërtimit të socializmit dhe të komunizmit”, “100% e zgjedhësve morën pjesë në votime dhe mbi 99.99% votuan për kandidatët e Frontit Demokratik”. Në kuadrat partia vendosej fjalia: “Rroftë uniteti i çeliktë e i pathyeshëm i popullit rreth partisë sonë të lavdishme dhe pushtetit popullor!”. Këtë vit, vetëm në kampe dhe burgje ishin mbi 1.500 të burgosur politikë. As vota e tyre nuk dilte.

Rezultatet:

-Për këshillat popullorë të qyteteve, 1 votë kundër.

-Për këshillat popullorë të lagjeve qyteteve, 1 votë kundër.

-Për këshillat popullorë të fshatrave të bashkuar, 3 vota kundër.

-Për këshillat popullorë të fshatrave, 61 vota kundër.

-Për gjyqtarët popullorë, 17 vota kundër.

Gjithsej në gjithë vendin, 63 fletëvotimi u gjetën të pavlefshme.

Modifikuar më E mërkurë, 26 June 2019 18:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...