1946/Pushkatimi i opozitës së parë nga regjimi i injorantëve dhe kriminelëve

Tuesday, 02 July 2019 18:45

Nga Kastriot Dervishi

Tre grupimet opozitare: Grupi i Rezistencës së Sami Çeribashit, Grupi Monarkist i Qenan Dibrës dhe Partia Socialdemokrate e Musine Kokalarit u bashkuan për të mos lejuar farsën zgjedhore të 2 dhjetorit 1945. Ato përgatitën programin dhe një notë për misionet anglo-amerikane në Tiranë. Këto u shkruan më 19 nëntor 1945 nga 15 persona. Zbulimi i parë i opozitës erdhi nga shefi Seksioni i Mbrojtjes së Popullit i Shkodrës, i cili më 28.12.1945 njoftoi Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit në Tiranë se nga procesi në ngarkim të një të pandehurit nga Puka ishte vërejtur ekzistenca e një komiteti qendror në Tiranë i cili merrej me “organizimin e reaksionit”. Persona me të cilët ishte takuar Mirakaj ishin:

-Sami Çeribashi, kryetar, kishte një hotel në Durrës.

-Anton Dukagjini, anëtar për zonën Pukë-Dukagjin, ish funksionar i Ministrisë së Punëve Botore.

-Një dibran rreth 60 vjeç, ish kryetar komune, banues në rrugën e Elbasanit në Tiranë (Hivzi Golja).

-Një kavajas (Ali Kavaja), për të cilin thuhej se kishte lidhje me gjeneralin anglez të misionit ushtarak.

Ndërkohë që përpunime të veçante ndiqnin “Dara” dhe “Shkrimtarja” personat e tjerë të dyshuar u vunë në përpunim për një kohë të shkurtër. Arrestime kryesore u bënë më 10, 17-19, 23-27 janar 1946, pra pasi kishin mbaruar zgjedhjet. U formua një grup prej 37 personash që do dënoheshin, 4 prej të cilëve ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit.  Më 2 korrik 1946 gjykata komuniste dha dënimet, duke dënuar 9 persona me pushkatim. U akuzuan si bashkëpunëtorë të pushtuesit gjatë luftës si edhe se ishin përpjekur të rrëzonin regjimin, të lidhur edhe me “kriminelë lufte”, se do të bënin “akte sabotazhi”, se ishin “agjentë anglo – amerikanë”, se ishin në bashkëpunim me “reaksionin e brendshëm”

Ekzekutimi i vendimi u bë një ditë më vonë në prani të prokurorit Nevzat Haznedari, ora 5.00 të mëngjesit. Të dënuarit ishin monarkistë (M) dhe të rezistencës (R). Nga grupi socialdemokrat nuk u dënua askush me vdekje. Qenan Dibra dorëzoi një letër të drejtuar familjes, me lutje që t’i jepej asaj. Fjala e fundit e secilit në çastin e ekzekutimit ishte:

1-Talat Drini (M): Rroftë Shqipëria me Kosovën!     

2-Hivzi Golja (M): Rroftë Shqipëria me Kosovën!

3-Tut Mëniku (M): Rroftë Shqipëria me Kosovën!

4-Xhahit Koka (M): Rroftë Shqipëria me Kosovën!

5-Qenan Dibra (M): Rroftë Shqipëria me Kosovën!

6-Mehmet Beshiri (M): Rroftë Shqipëria me Kosovën!

7-Shaban Balla (R): Ju lë kujdes fëmijën!

8-Ali Kavaja (R): Rroftë Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve. Rroftë Shqipëria me Kosovën.

9-Sami Çeribashi (R): Më në fund t’u plotësua dëshira o prokuror. Edhe ti një ditë do ta paguash si unë. Rroftë Shqipëria me Kosovën!

c035885ccb035bcf35db47ab3ad1ae89_XL.jpg

Modifikuar më E Enjte, 04 July 2019 18:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...