1984/“Ta shtetëzojmë godinën e ambasadës amerikane në Tiranë”

Premte, 12 July 2019 12:30

Nga Kastriot Dervishi

Godina ku është sot ambasada amerikane u përurua me një ceremoni të hijshme më 27 nëntor 1930, me pjesëmarrjen e Mbretit Zog, kryeministrit Pandeli Evangjeli, etj. Funksionoi deri në pushtimin fashist të 7 prillit 1939. Në 28.11.1944 godina u rihap nga misioni amerikan ushtarak, i cili më 8.5.1945 ia la vendin misionit diplomatik. Më 10.11.1946 misioni u largua nga Shqipëria. Gjatë viteve të komunizmit këtu u vendos ambasada italiane. Për t’u shënuar si ngjarje janë futja në këtë ambasadë e familjes Popa në vitin 1985 dhe të shtetasve shqiptarë në qershor-korrik 1990. Me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA-së, ambasada amerikane në Tiranë rifilloi aktivitetin dhe u riçel me një ceremoni zyrtare më 2.10.1991. Në mbledhjen e 26 prillit 1984 të Sekretariatit midis Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Lenka Çukos dhe Simon Stefanit, ndër të tjera, u diskutua edhe për kërkesën e qeverisë amerikane nëpërmjet qeverisë franceze për pronat e shtetasve amerikanë në Shqipëri. Pas diskutimeve të gjata e të kota, pyetet ku ishin këto prona, për disa raste të veçanta si shkollat e dikurshme amerikane, në një kohë që kërkesa ishte për shtetas amerikane që nuk e kishin humbur shtetësinë shqiptare, biseda u vërtit te godina e ambasadës amerikane. Duke qenë se shteti komunist njihej si hajdut dhe plaçkitës, aspak shtet i së drejtës, por një vend ku drejtonin kriminelë dhe vrasës, në marrëdhëniet ndërkombëtare ata shfaqen edhe injorantë, teksa thonë “të na sjellin dokumentet”. Mund të shihnin hipotekat e vendit më parë, apo traktatet dypalëshe para se të arrinin në përfundime të këtij lloji.

Pjesë e debatit

Ramiz Alia: Po, për ne, me përjashtim të ndërtesës së ambasadës që sot e kanë italianët, nuk na figuron asnjë pasuri amerikane në Shqipëri.

Enver Hoxha: Hiç, mos t’ia them as punën e ambasadës. T’u themi që ç’ka pretendojnë amerikanët duhet të na i dokumentojnë ku janë këto pasuri që kërkojnë, sepse te ne nuk ka asnjë pasuri amerikane.

Ramiz Alia: Kështu që, po të na sjellin dokument për ndërtesën e ish ambasadës amerikane, atëherë t’ua punojmë ndryshe: t’u japim ato 500 mijë dollarët, a sa bën ajo dhe t’u kërkojmë italianëve qiranë.

Enver Hoxha: Posi, qiranë t’ua kërkojmë italianëve, sepse deri sa e paguajmë, kemi të drejtë ta konsiderojmë të shtetëzuar ish ndërtesën e ambasadës amerikane...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...