1982/Udhëheqja debat zoologjik për pulat dhe vezët

Premte, 19 July 2019 15:31

Nga Kastriot Dervishi

Shihini udhëheqësit si diskutojnë për pulat si të ishin prerë për zoologji. Duke qenë individë parazitë, krejt të papërgjegjshëm për të drejtuar një vend, merreshin me debate të kota, të cilave ai i jepnin dum dhe as drejtim. Të tilla tekste si i mëposhtme, nuk janë veçse me karakter humoristik. Teksa Sekretariati i KQ të PPSH-së diskutonte më 19.6.1982 probleme të hidrocentralit të Komanit, debati më i madh u zhvilluar për çështjen e vezës dhe pulës. Vetë udhëheqësi mban fjalën dhe të tjerë pas tij diskutojnë.

Pjesë nga diskutimi:

Enver Hoxha: Këto ditë pashë në televizor, nuk e mbaj mend mirë se ku, disa llojesh pulash, me pendë të ndryshme. Në përgjithësi kam parë se jashtë ka pula të bardha, me pjellori të lartë. Të kuptohemi, nuk është ngjyra e bardhë që e bën pulën të pjellë, po këtu është çështje race dhe e ushqimit të saj. Unë mendoj se i duhet kushtuar rëndësi procesit të përmirësimit të racës dhe të ndryshimit të racës së pulave, domethënë të arrihet të kemi pula me pjellori më të lartë. Gjithashtu, me sa kam parë në televizor, disa nga pularitë tona janë të pastra dhe kjo është gjë e mirë, por më duket se pularia e Gjirokastrës nuk ishte aq e pastër. Në këto vende duhet të ketë pastërti, sepse janë ambiente të mëdha dhe shumë delikate, kurse kujdesi për këto kushte ndihmon në përmirësimin e racës. Edhe raca e pulave ka rëndësi të madhe për shtimin e prodhimit të vezëve dhe të mishit. Prandaj për të duhet të luftojmë siç luftojmë për përmirësimin e llojit të grurit, të misrit, për përmirësimin e racës së lopëve, etj, etj. Këto janë probleme të rëndësishme të bujqësisë.

Ramiz Alia: Po, përmirësimi i racës, përmirësimi i varieteteve të ndryshme, etj, janë burimet kryesore të shtimit të prodhimit.

Enver Hoxha: Ashtu është, përmirësimi i racës dhe i varieteteve të ndryshme, ndikon në shtimin e prodhimit.

Vangjel Çërrava: Po shoku Enver, 20-30% e prodhimit sigurohen vetëm nga përmirësimi i racës. Tani po punohet më shumë me pulën e bardhë “Leghornin”.

Enver Hoxha: Pikërisht, në televizor unë pashë që në pularitë tona nuk kishte pula të bardha, po ishin si pulat e vendit, të vjetra, si pulat e plakës sime.

Ramiz Alia: Po, po, duhet ndjekur ky proces në dobi të përmirësimit të racës, sepse pulat e vjetra nga 20 vezë në vit bënin.

Simon Stefani: Ato që kemi në pulari, bëjnë 240 vezë në vit.

Ramiz Alia: E kam fjalën për ato të vjetrat.

Simon Stefani: Po, po, ato aq bënin, nga 30 vezë në vit.

Vangjel Çërrava: Tani ka mobilizim edhe në këtë sektor. Edhe shokët që kanë shkuar për të parë punën në bazë na kanë thënë se ka mobilizim të mirë.

Enver Hoxha: Duhet ta mbajmë të ngritur punën, të mos e ulim entuziazmin. Deri tani ka pasur entuziazëm dhe ky do të vazhdojë, po duhet edhe të punohet që të mos bjerë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...