1981/Shoku i fitorjeve dhe “poliagjenti” më i madh i gjithë kohërave

Tuesday, 23 July 2019 18:32

Nga Kastriot Dervishi

Marrëdhëniet midis diktatorit të madh dhe zëvendësdiktatorit të Shqipërisë janë tejet interesante. Çfarë thotë diktatori para vitit 1981 dhe pas këtij viti për zëvendësin e tij janë jo vetëm kontradiktore, por edhe me karakter qesharak. Sjell sot, autografin e Enver Hoxhës në librin e “Kur lindi partia”. Ky libër u botua tri herë. Herën e parë në vitin 1981. Ishin “burra të mirë” Mehmeti e Kadriu. Në fillim të vitit 1982 u botua për herë të dytë, por kësaj radhe  ishte “burrë i keq” dhe “poliagjent Mehmeti. Në vitin 1983 u përmbysën dy botimet e para dhe dolën “burra të këqinj”, Mehmeti e Kadriu. Për të mos u zgjatuar shumë, një ndodhi e vitit 1981. Kur diktatori “promovoi” librin në fjalë, u nisi me autograf apo me ndonjë copë kartë edhe disa fjalë zemre bashkëpunëtorëve të tij. Këto që shkroi për Mehmet Shehun, do i përmbyste për 6 muaj.

Shënimi përkushtues

Shoku im i shtrenjti Mehmet! Po të dërgoj këtë libër për ato kohë të stuhishme kur lindi partia e jonë e lavdishme komuniste. Jam i lumtur e kënaqur që gjatë gjithë jetës sime, në të gjitha betejat, që nga lindja e partisë, për ta bërë atë një flamur e armë në duart e popullit për çlirimin e tij nga pushtuesit e shtypësit shekullorë e deri në të gjitha luftërat e mëvonshme për të ndërtuar të ardhmen e ndritur të popullit tonë për të bërë partinë dhe vendin tonë një kala të pamposhtur të marksizmë-leninizmit kundër armiqve të çdo ngjyre, të brendshëm e të jashtëm, kam pasur e kam një bashkëluftëtar aq të ngushtë e të lavdishëm, një shok e vëlla për kokë si ty Mehmet. Ti i dashur Mehmet ke qenë dhe je një nga udhëheqësit e lavdishëm të partisë, kurdoherë në ballë të çdo lufte, në çdo luftë, në çdo moment i gatshëm, i papërkulur e parimor për të mbrojtur popullin, atdheun e socializmin, partinë që na rilindi e na kaliti si udhëheqës revolucionarë, luftëtarë të papërkulur për komunizmin, shërbëtorë të devotshëm për popullin, për luftën e madhe që ti ke bërë e po bën si përherë dhe ushtar besnik i tyre, partisë dhe popullit do të jenë kurdoherë mirënjohës. Unë shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitorjeve të përqafoj.

Enver

11 qershor 1981

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...