Të arrestuarit e parë nga komunistët më 10 gusht 1944

Tuesday, 20 August 2019 18:21

Nga Kastriot Dervishi

Xhemal Asllan Allamani (i vitlindjes 1920) nga Këlcyra dhe Ahmet Riza Xhano (i vitlindjes 1913), figurojnë personat e parë të arrestuar nga komunistët dhe të dënuar me proces gjyqësor. Referuar procesit nga tyre në Komandën e Qarkut Gjirokastër, ata janë arrestuar më 10.8.1944 me 62 ushtarë, disa muaj para se komunistët të merrnin plotësisht pushtetit. Ata kanë një pjesëmarrje simbolike me Ballin Kombëtar. Me kërkesën e prokurorit, më 2.10.1945, gjykata i shpalli të pafajshëm të dy për mungesë provash. Nuk del asnjë implikim me pushtuesin apo vrasje. Gjykohet vetëm pjesëmarrja me organizatën e Ballit Kombëtar. Pas disa vitesh, Xhemal Allamani u arrestua përsëri më 25.10.1957, i akuzuar për agjitacion e propagandë. Midis të tjerash, në vendimin e gjykatës thuhet:

“Gjatë viteve të fundit ka zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor...duke zhvilluar bisedat, i pandehuri udhëhiqej nga veprimtaria që zhvillon në përgjithësi imperializmi kundër kampit të paqes dhe kundër vendit tonë. ...U provuan se qëllimi i tij kryesor ka qenë futja e panikut të luftës ndër personat me të cilët bisedonte, duke iu thënë atyre se së shpejti lufta do shpërthejë dhe se fitorja u përket imperialistëve, sepse sipas tij këta ishin më të fortë...Për gjendjen ekonomike të vendit tonë ai është shprehur se populli vuan, veçanërisht ka folur keq kundra rrugës që ndjek fshatarësia jonë për kolektivizimin e bujqësisë. Në të njëjtën kohë ai ka mburrur jetesën në Francë ku ka jetuar 12 vjet...Ka mburrur tradhtarin e partisë Sejfulla Malëshova, ndërsa me ardhjen e Abaz Kupit dhe Ali Këlcyrës në Jugosllavi ai ka dash të krijonte panikun se këta së shpejti do vijnë në Shqipëri. Propaganda ka shkruar deri atje që të popullarizojë fletushkat e hedhura me aeroplan nga agjenturat e huaja, të cilat kishin pikëpamje reaksionare. Për qeverinë tonë popullore ai është shprehur se të tillë nuk ka parë kurrë populli ynë, i cili nga frika i bindej”.

Me vendimin nr.34, datë 30.12.1957 Gjykata e Qarkut Gjirokastër e dënoi me 6 vjet burgim (sepse përfitonte nga një amnisti e dekretit nr.2548, datë 27.11.1957). U lirua nga Reparti nr.319 Vlorë më 3.11.1962.

Modifikuar më Tuesday, 20 August 2019 19:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...