Gruaja që vuajti 21 vjet e gjysmë në tre burgjet e grave

Premte, 23 August 2019 10:10
Reparti nr.318 në vitin 1990 Reparti nr.318 në vitin 1990

Nga Kastriot Dervishi

Shqipëria ka regjistruar statistika të tmerrshme dhe gati të pabesueshme. T’ia thuash këto një qytetari në Europë, sigurisht do ta ketë të vështirë të të besojë. I tillë është edhe rasti i një gruaje, nënë e 5 fëmijëve, e cila është e dënuara që ka vuajtur më shumë në komunizëm. Lindur në Bzhetë të Shkodrës më 3.7.1911, banuese në Shtyllas të Fierit, ajo vuajti një dënim pa pasur asnjë faj. Sigurisht as kishte vrarë dhe as kish lënduar njeri.

Vuajti dënimet në të tria vendet e caktuara për gratë, në Punëtorinë Qendrore të Artizanalit në vitet 1964-1966, në Repartin nr.318 Qyteti Stalin (Kuçovë) në vitet 1966-1976 dhe në Repartin nr.318 Kosovë në vitet 1976-1985. Një regjim kriminal si ai i E.Hoxhës nuk kishte asnjë lloj mëshire as për gratë.

Procesi

U arrestua më 25.8.1963. U gjykua në një proces bashkë me tre persona të tjerë. U gjykua nga Gjykata Qarkut e Shkodrës. Pavarësisht se ishte analfabete u akuzua në bazë të nenit 64 të Kodit Penal (tradhtia ndaj atdheut). Me vendimin nr.38, datë 25.4.1964, gjykata i deklaroi fajtorë të gjithë. Personin kryesor e dënoi me vdekje pushkatim (u ekzekutua më 5.7.1964 në Tiranë), gruaja u dënua me 25 vjet burgim, dhe dy të tjerët e 15 vjet dhe 3 vjet burgim.

Periudha e vuajtjes së burgimit, sipas viteve:

1963-1985: 21 vjet, 7 muaj, 15 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 52 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 74 vjeç

Shënim: Copëz nga studimi për ata që vuajtën më shumë burgim në komunizëm. Janë identifikuar pjesa më e madhe e tyre. Emri i gruas do jetë në botimin e rastit. Nuk e kam vendosur në mënyrë që mos të krijohet mundësia që dosja e saj të shëtisë ekspozitave, dëmtohet apo edhe humbë nga këto veprime.

Modifikuar më Premte, 23 August 2019 10:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...