1954/Arratisja nga Kampi nr.4 dhe pushkatimi i katër të dënuarve

E mërkurë, 04 September 2019 17:50
Fotografia e hyrjes së tunelit Fotografia e hyrjes së tunelit

Nga Kastriot Dervishi

Kampi numër 4 ishte një ndër repartet e vuajtjes së dënimit të burgosurve. Shumë apartamente në qytetin e Tiranës, u ndërtuan pikërisht nga ky kamp. Jeta e kampit ka filluar në shtator 1953 dhe është mbyllur në vitin 1967 kur ishte në Rubik duke pasur numrin 307. Në Tiranë, qendra e kampit ishte vendosur afër pallateve “Agimi” në Tiranë. Kampi ishte rrethuar në tela me gjemba. Të burgosuri flinin në baraka të ngulura drejt e në tokë. Të burgosurit ordinerë e politikë ishin të ndarë nga njëri – tjetri. Duke përfituar nga fakti se vendi ku flinin të dënuarit ishte drejtpërdrejt në tokë dhe afërsia e lumit “Lana” me kampin, i dënuari Isuf Velçani mendoi të hapnin një kanal prej rreth 8 metrash i cili do mundësonte arratisjen nga kampi. Kishte ndikuar në këtë kohë si ngjarje pozitive një arratisje që kishte ndodhur në kampin nr.1 në Rinas. Më 30 tetor 1953, të burgosurit Abaz Korçari, Ago Çela, Shefqet Islami dhe Nexhip Dauti, mundën të arratisen nëpërmjet një tuneli të nëndheshëm 11 metra të gjatë. Duke u nisur nga banja ata kanë kapërcyer telat dhe janë diktuar nga roja kur ishin 50 metra larg. Kjo arratisje e suksesshme kishte alarmuar regjimin si dhe kishte nxitur të burgosurit e kampeve të tjera të ndërmerrnin veprime të ngjashme për të fituar lirinë. Besohet se rasti i kampit nr.4 të ketë lidhje e frymëzim pikërisht këtë ngjarje. Të burgosurit e kishin quajtur “tuneli i lirisë”. Sipas të dhënave edhe kontradiktore, puna për hapjen e kampit ka filluar në muajin maj 1954. Duke u nisur nga mbarimi i kohës së shirave dhe afrimi i verës, ideatori i tunelit Isuf Velçani kishte zgjedhur këtë kohë pasi dhe gërmohej lehtë e transporti bëhej më i mirë. Isufi së bashku me Haki Zeqirin kishin nisur punën për hapjen e tunelit që do zgjaste 8 metra. Niko Malo kishte qenë roje në fillimin e punimeve. Pas Isufit, Mark Zef Pali, Zyhdi Mancaku, Abdulla Bajrami, kishin qenë ndër mbështetësit kryesore të hapjes së kanalit. Në kampin nr.4 ishte grumbulluar një element i fortë antikomunist që vinte kryesisht nga dënimet e organizatave antikomuniste si Mark Zef Pali, persona që kishin dashur të arratiseshin, etj. Kampi ishte shumë afër vendit ku banonte udhëheqja e lartë komuniste, gjë e cila nuk ka ndikuar edhe aq në ruajtjen e fortë të tij.

Për të hapur tunelin ishte zgjedhur vendi poshtë krevatit të një të dënuari. Sa herë mbaronte puna, ky vend mbulohej dhe nuk krijonte asnjë dyshim për çarjen e tij. Tuneli ndihmohej edhe nga një dritë elektrike e sajuar nga të burgosurit e shkolluar që sigurisht ishin shumë më lart se niveli i komandës. Isuf Agolli pranonte se kishte qenë ai organizatori i hapjes së tunelit. Ai pohonte se puna në tunel kishte zgjatur rreth 40 ditë. Punohej me shumë kujdes natën ose nga të burgosur që bëheshin sikur ishin të sëmurë. Për një kohë të shkurtër u hap rreth 8 metra e ca. Pritej vetëm dita kur të dënuarit do iknin prej andej. Pikërisht këtë ditë kampi i zbulua. Pak kohë para se të kryhej arratisja e kur praktikisht kishte mbaruar hapja e tunelit, një grup prej disa të dënuarish zhvendosen në kampin nr.1 të Bulqizës që ishte hapur në mars 1954. Besohet se një prej të dënuarve me karakter të lëkundshëm për të fituar lehtësi dënimi ka çuar fjalë për gjendjen e hapjes së tunelit. Mirëpo për të mos u kuptuar e për të krijuar çoroditje, disa ditë përpara arrestimeve masive, u arrestuan Mark Zef Pali, Kolë Pepa dhe Zyhdi Mancaku u arrestuan kohë përpara se të zbulohej tuneli. Mundet që lajmi i ardhur nga Bulqiza të kishte pasur shoqëri apo të ketë dëgjuar diçka nga këto tre të dënuar. Më 23 qershor 1954 kanali i hapur ka qenë gati. Arrestimet e tjera u bënë më 24 qershor 1954. Komanda rrethoi gjithë kampin e filloi një kontroll të imtë. Ky kontroll dështoi pasi kampi tuneli ishte maskuar mirë. Atëherë u bë një kontroll nga ana e jashtme dhe tuneli u zbulua. Interesant është rasti i Mark Zef Palit. I njohur si antikomunist i vendosur, ai nuk ka pranuar asnjë akuzë të bërë ndaj tij duke bërë të paditurin për gjithçka.  

Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.189, datë 17.7.1954, në një seancë të mbyllur i vlerësoi fajtorë të akuzuarit duke dënuar me pushkatim Isuf Agolli, Mark Zef Pali, Zyhdi Mancaku, Abdulla Bajrami, Niko Malo, Besim Latifi, Nasuf Gjilaj. Dënimet e dhëna:

-Me vdekje: Isuf Agolli, Zydi Mancaku, Abdulla Bajrami, Mark Zef Pali, Besim Latifi, Niko Malo, Nasuf Gjilaj

-Me 25 vjet burgim: Emin Bakalli, Xhemal Limani, Haziz Xhika, Abdyl Kërluku

-Me 20 vjet burgim: Qani Mulita, Ali Çollaku, Xhemal Suta, Haki Kaso, Kolë Pepa

-Me 15 vjet: Stefan Gjora

-Me 17 vjet: Haki Ismaili

-Me 8 vjet: Feim Imeri

Vendimi me vdekje u zbatua vetëm për të dënuarit Isuf Agolli, Zydi Mancaku, Abdulla Bajrami, Mark Zef Pali. Të tjerëve iu kthyer me burgim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...