1964/Operativi i kampit puthi në ballë ushtarin që vrau të burgosurin

E Enjte, 05 September 2019 18:16

Nga Kastriot Dervishi

Teksa gjaku i të dënuarit kishte shpërthyer ngado, trutë e tij kishin kapërcyer telat e kampit nga goditja e fortë e kallashnikovit, nën shikimet e turbullta të të burgosurve, operativi i Repartit nr.303 Vlorë, Fehmi Mullai, puthte në ballë ushtarin për vrasjen që kishte bërë. Për këtë, si shpërblim ushtari do nisej me leje. Ngjarja e konfirmuar edhe nga të dënuarit, i takon pikërisht vitit 1964. Mustafa Isuf Alushi nga Margëlliçi i Çamërisë, i vitlindjes 1918, u dënua tre herë nga regjimi komunist.

Dënimi i parë, vitet 1949-1951

Mustafa Alushi arrestohet për herë të parë më 9.5.1949. Pas disa muajsh hetime, prokuroria ushtarake e Tiranë e akuzonte për gjëra të rënda nga lufta, por megjithatë kërkonte që ai të dënohej vetëm me 2 vjet burg. Konkretisht nuk akuzohej për asgjë.

Dënimi i dytë, vitet 1953-1963

U arrestua më 3.8.1953 në përpjekje për arratisje në fshatin Kuç të Devollit. Duke vrojtuar vendin se nga ku do të ikte, pikaset prej dy fshatareve të cilat e pyesin çfarë donte aty. Gjatë zhvillimit të hetuesisë dhe të gjyqit, ai deklaroi se kishte dashur të ikte në Greqi nisur nga jeta e keqe që bëhej në Shqipëri si dhe për të parë pronat e veta në Çamëri. Gjykata në bazë të nenin 64 të Kodit Penal e dënonte për herë të dytë me 10 vjet të tjera heqje të lirisë. Ky vendim ka marrë formë të prerë. Lirohet më 6.6.1963.

Dënimi i tretë dhe vrasja

Pas daljes nga burgu orvatet sërish të arratiset, por arrestohet më 1.9.1963 te vendi i quajtur Ura e Bogesit afër Konispolit. Në hetuesi i ripohon faktin se e urrente të ashtuquajturin “pushtet popullor”. Dënohet me 22 vjet heqje lirie. Dërgohet për të vuajtur dënimin në Repartin nr.303 Vlorë, në kohën kur kampi ndërtonte uzinën e sodës kaustike. Në kushte të tilla jeta i dukej se ishte bërë për të vetëm për të vuajtur. Shkoi me vetëdije drejt vdekjes. Në njoftimin e Repartit nr.303 Vlorë për këtë vrasje, midis të tjerave ka edhe këto fjalë:

“Ju njoftojmë se sot më datë 15.6.1964 në ora 5.00 tentoi për t’u arratisur nga kampi, i dënuarit për krime kundër shtetit Mustafa Alushi...Në orën e sipërme, i dënuari..kur del jashtë nga kaparonin tenton në drejtim të portës së kampit, duke kaluar zonën 16.3 metra duke i thirrur edhe shokët e tij “poshtë komunizmi”. Në këtë kohë, roja ushtar Nue Vuka, viti i parë i shërbimit i thërret të ndalojë, por ky me vrap kap portën e kampit. Në këtë kohë ushtari e qëllon duke e goditur në kokë dhe e lë të vrarë midis portave të kampit, duke i kaluar trutë dhe kockat e kokës jashtë telave. Për këtë u njoftuan organet e prokurorisë të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë këqyrjen e vendit duke pyetur dhe të dënuar të tjerë mbi rrethanat. Nga pyetjet e të dënuarve të tjerë, del se ky kishte dy ditë që rrinte i mërzitur dhe nuk hante ushqim në rregull, por fliste kundër pushtetit popullor duke thënë se nuk trajtoheshin mirë, etj”

(botohet me korrektim letrar).

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...