“Ish-sovrania u shoqërua heshturazi”, çfarë shkruanin mediat franceze më 1939 për vizitën e mbretëreshës Geraldinë në Orlean

Diel, 29 September 2019 09:09

“La Dépêche du Berry” ka botuar, të mërkurën e 23 gushtit 1939, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me vizitën e mbretëreshës Geraldinë në qytetin francez të Orleanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar 

Orléans. — Vizita e mbretëreshës Geraldinë.

1569571719 (1)

“— Të dielën në mbrëmje, orleanasit që ishin në sheshin Martroi kanë vënë re ndoshta, rreth orës 19:15, dy makina të forta të markave të huaja, të regjistruara 936 dhe 939 — T. T. 9 X — që transportonin një duzinë personash. Por pa dyshim, shumë pak e dinin që dy gratë e reja që zbritën për të admiruar bazat e relievit të statujës së Foyatier (Bëhet fjalë për statujën e Zhan D’Arkës) ishin ish-mbretëresha e Shqipërisë dhe një nga motrat e mbretit Zog. Mbretëresha Geraldinë, e cila erdhi nga qyteti i Bourges-it, kishte mbërritur në Orléans rreth orës 18:40.

Image

Me njerëzit e suitës së saj, ajo vizitoi katedralen, më pas bëri një ndalesë në sheshin Martroi. Ndërsa doli nga makina, ajo vuri një palë syze të errëta. Por kjo masë paraprake ishte e panevojshme; askush nuk dyshoi për praninë e saj në Orléans. Askush përveç policisë, sepse gjatë gjithë qëndrimit të saj në qytetin tonë, ish-sovranja u shoqërua heshturazi nga z. Eigle, komisar i policisë dhe dy inspektorë. Rreth orës 19:20, të dy makinat morën rrugën për në Paris.”

Image (1)
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...