Komunisti i burgosur letër: Të derdhet Devolli në lumin Shkumbin

Hënë, 30 September 2019 18:18

Nga Kastriot Dervishi

Edhe pse i burgosur, komunisti i vërtetë jetonte me hallet e partisë. Sabri ishte një anëtar partie, i cili së bashku me një koleg u zbuluan se kishin përvetësuar nga pagat e punonjësve në vlerën e 116 mijë lekëve. Nga frika e arrestimit i janë drejtuar kufirit, ku edhe janë arrestuar më 27.5.1961. Të dy u përjashtuan nga partia. Sabriu u dënua me 20 vjet burgim, por vuajti gati 16 vjet. Në vitin 1965, mendon t’i shkruajë udhëheqësit për disa propozime që lidheshin me planin 5-vjeçar, ndër të cilat edhe devijimi i lumit Devoll në Shkumbin. Edhe në ato kushte, Sabriu mendonte për partinë. Mendonte se letrat lexoheshin dhe mendimi merrej.

Pjesë nga letra e Sabriut

I dashur Enver! Kam qenë anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë. Sot jam i privuar lirie e tuberkuloz. Që gëzohem e krenohem me fitoret madhështore të popullit e partisë sonë, këtë e çmon vetëm zemra ime. Lexova në shtyp thirrjen për diskutimin e planit të IV 5-vjeçar. U gëzova pa masë. Nga kjo mora guximin të shfaq edhe unë disa mendime. Ndoshta mund të vlejë ndonjëra. Nëse janë budallallëqe këto, të lutem më fal për bezdisjen:

I-Ditët e hëna dhe të marta mbas dreke, është orar zyrtar. Këto orë punë nuk japin ndonjë fryt të madh. Në rast se thjeshtësohet pak dokumentacioni, e nëse do të vënë forcë më tepër se paradite, puna zyrtare e këtyre dy ditëve, mbas dreke plotësohet në paraditet e javës. Kjo armatë nëpunësish, për ditët e hëna e të marta mbas dreke, të lidhet me punë fizike, qoftë me vepra komunale, ndërtim, etj, duke u bërë një rezervë e madhe në veprat lokale që do të shtrojë plani IV 5-vjeçar. Kjo ka shumë anë të mira, bile edhe për vetë nëpunësit. Më gjerë analizojeni vetë.

2-Lumi i Devollit që ku merr kthesën e Sulovës në takimin e tij me Osumin, zë një sipërfaqe toke sa të madhe, aq prodhimtare. Largësia nga kthesa e deri në Shkumbin afër Cërrikut është gati 5 km. Ky lumë, d.m.th. Devolli, mendoj të bashkohet me Shkumbinin afër Cërrikut. Nga kjo përfitohet një tokë e madhe. Gjithashtu ky lumë i bashkuar, duke e thelluar e sistemuar bëhet i dobishëm për peshkim dhe për lundrim.  

III-Mundet të më shani se është e keqe me parimin komunist, por meqë akoma mund të ndjehet tek-tuk, mandej çdo shkrimtar, gazetar e poet, që pat mundësi të orientohen që të shkruajnë afërsisht kështu....

IV-Më kujtohet e dëgjoj edhe sot që fjala “gjimnaz” ose “lice” të shqiptohet me madhështi. Vendi ynë para çlirimit kishte nja 2-3 të tillë. sot edhe ë Rrogozhinë apo Bilisht, Gramsh ose Librazhd, bile edhe në qendra që nuk ekzistonin, janë ngritur gjimnaze ose lice...

V-Mendoj që të dalë një revistë e ilustruar me titull “Nëna e ushtarit”, përmbajtja e saj të jetë me materiale e akte heroike, vepra atdhetarie e biografia e bijve e bijave të Shqipërisë nga koha Iliriana e deri të ushtari e pionieri sot....

Lavdi përjetë partisë sonë të dashur

Ish anëtari i PPSH-së, Sabriu

Dispanseria e repartit nr.313, Tiranë

1 nëntor 1965

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...