Një “hero i bulevardit”, i vrarë në sulm kundër kuksianëve

E Enjte, 07 November 2019 16:09
Faksimile të raportit të vitit 1944 si dhe fotografia në librin "Yje të pashuar" në vitin 1971 Faksimile të raportit të vitit 1944 si dhe fotografia në librin "Yje të pashuar" në vitin 1971

Nga Kastriot Dervishi

Një tjetër “hero” fotoja e të cilit është vendosur në bulevard, Hysen Çino, është fiks i vrarë në luftën civile teksa komunistët sulmuan fshatin Buzëmadhe në Kukës. Promovimi i fotos së tij nuk është asgjë tjetër veçse mbajtja gjallë e frymës së kësaj lufte vëllavrasëse dhe antikombëtare. Emri i tij gjendet në librin “Yje të pashuar”, Tiranë 1971, volumi II në faqet 409-411. Përveç anës folklorike, nuk ka asnjë informacion tjetër përveçse faktit se është vrarë në fshatin Buzëmadhe të Kukësit, aty ku komunistët sulmuan, dogjën dhe vranë. Le të shohim faktet. Në një raport të datës 1.10.1944, për shtabin e korparmatës së parë, nënshkruar nga Luma nga komandanti i brigadës së 5-të Shefqet Peçi dhe komisari Delo Balili, shpjegohen veprimet nga 5-30 shtator në zonën e atjeshme. Në mënyrë të përmbledhur:

“Popullin e krahinës e kishin alarmuar dhe mobilizuar me zor kundra nesh. Forcat tona dogjën me këtë rast në Novoselë 2 shtëpi, në Topojan 3 shtëpi dhe në Lusën 18 shtëpi. Në sulmin e rebelëve (kështu quhet popullsia vendase që nuk pranonte komunizmin-shënim) dhe për shpartallimin e tyre mbetën nga ana jonë këta të vrarë: kapiten Hysen Çino nga Vranishti (komandant i batalionit III), ap (anëtar partie-shënim), Dadan Selfo ap, (përgjegjës rinie në një kompani, Milo Arifinga nga Velça e Vlorës (partizan), Destan Zeqiri (partizan), Xhafer Mahmuti (partizan), Laze Ysni (partizan), Haxhi Ago dhe të plagosur lehtë 4 partizanë, të gjithë të batalionit III. Nga batalioni I patëm këto dëme, të vrarë: Hasan Qejvani nga Kallarati i Kurveleshit (përgjegjës skuadre, ap), Hanko Gjata nga Tragjasi i Vlorës (partizane e shquar), Hasan Qerimi, Smail Kaso, Ramiz Ibrahimi, Stavro Kusha, Xoxi Kosta, Agjah Dauti, partizani italian Mamiferi. Patëm edhe 5 partizanë të plagosur rëndë nga të cilët njëri vdiq në spital. Nga batalioni II patëm këto humbje, të vdekur: Kapo Azemi nga Gjormi i Vlorës (komandant kompanie, ap), Dervish Ali nga Tërbaçi (zëvendëskomandant kompanie, ap), Agron Ali nga Tragjasi i Vlorës (komisar kompanie), Sheremet Çerçizi nga Vajza e Vlorës (përgjegjës skuadre, ap), Shaqo Hasani nga Shkoza e Vlorës, Mete Mystehaku nga Vajza e Vlorës, Osman Rrapo nga Tërbaçi i Vlorës dhe partizani italian Biscoti Gerubini. Po ashtu 6 partizanë eë tjerë të plagosur rëndë, nga të cilët njëri vdiq në spital (Nexhip Xhelo nga Tërbaçi i Vlorë). Humbjet e mësipërme na janë shkaktuar më shumë në fillim nga sulmi i befasishëm që na bënë forcat e shumta bashibozuke dhe pastaj nga goditje në prapashpinë që na bënin katundarët”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...