1969/Enver Hoxha: Mihal Duri ishte pak anarkist

Saturday, 16 November 2019 17:16
Faksimle e mbledhjes së datës 17.11.1969 si dhe portreti i Mihal Durit te libri i dëshmorëve Faksimle e mbledhjes së datës 17.11.1969 si dhe portreti i Mihal Durit te libri i dëshmorëve

Nga Kastriot Dervishi

Rezerva ndaj Mihal Durit ka pasur edhe vetë Enver Hoxha. në raportin justifikues që i dërgohej Byrosë Për Mihal Durin thuhej se ishte shquar për “guxim, trimëri dhe heroizëm”, si komunist i vendosur dhe sekretar i organizatës së partisë ishte vranë në kodrat e Vaqarrit (diku tjetër thuhet në një fshat) duke çarë rrethimin. Në mbledhjen e datës 17.11.1969, Enver Hoxha thotë si vijon: “Për Mihal Durin jemi dakord? Ky ka qenë pak anarkist, ishte shok u ngushtë i Misto Mames, por ca ndryshe nga ai”. Por nga nevoja për të bërë “heronj” që do ishin për propagandë monumentale, u miratua dhënia e titullit pas vdekjes.

Mihal Duri në dokumentet e kohës dhe libra

Erdhi në Tiranë dhe punoi në shtypshkronja. Bëri pjesë në njësitin gueril të Tiranës. më 27.9.1939 i drejtohej Partisë Fashiste me ankesë kundër pronarit të shtypshkronjës “Luarasi”. Shkruante dëshironte paratë pasi do ikte për të mësuar në Itali. Në botimin “Heronj të luftës antifashiste nacionalçlirimtare”, Tiranë 1986, botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, në faqet 287-293, flitet për Mihal Durin, por jo letra që i drejton Partisë Fashiste. Në botimin e brendshëm të Arkivit për dëshmorët dokumentet janë të plota. Në librin “Yje të pashuar”, volumi 1, faqe 68, nuk jepet asnjë fakt rreth vdekjes së anarkistit Mihal Duri. Sipas dokumenteve, Mihal Duri është vrarë mbrëmjen e 20-21 gushtit 1942 në fshatin Damian teksa po priste linjën telefonike Tiranë-Elbasan. Në aksion ishte së bashku me Ramazan Muzakën dhe Nuri Hutën. Sipas raportit të zëvendësdrejtori të përgjithshëm të Policisë, Shyqyri Borshit, për Zyrën Politike të MPB-së më 6.9.1942, identifikimi i kufomës është bërë më vonë. Sipas raportit të datës 26.8.1942 të prefektit të Tiranës, Qazim Mulleti, u identifikua se i vrari ishte i komunisti i arratisur Mihal Duri, lindur në Erind të Gjirokastrës në vitin 1916, i akuzuar më parë për vendosje eksplozivi në godinën e shtypshkronjës “Tomori” dhe atentatet ndaj toger Man Kukaleshit, policit simon Orishit, etj.Evidentohej edhe fakti i prerjes së telave të telegrafit në rrugën e Elbasanit. Identifikimi i kufomës ishte bërë prej nënës dhe motrës.

Modifikuar më Saturday, 16 November 2019 17:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...